Inter i Mancini shume prane rekordit te Mourinho

Lidhur me artikullin:

Nje prove force dhe mbi te gjitha nje mesazh per rivalet. Ishte kjo ajo cka tregoi Inter me fitoren 0-4 ne Friuli ndaj Udineses. Skuadra e Roberto Mancini fale atij suksesi shume te rendesishem vazhdoi marshimin ne kampionat, dhe pas 16 javeve te para misioni per te fituar titullin kampion ne Serine A, nuk eshte edhe aq i pamundur sac dukej ne fillim per Inter.

Ne Udine zikalterit nuk fituan me 1-0 sic kane bere ne 8 tete ndeshje te ketij sezoni por perseriten te njejtin rezultat si ndaj Frosinones duke triumfuar me shifrat e thella 4-0. 36 pike ka grumbulluar Interi ne 16 jave kampionat, nje ecuri qe askush nuk do te kishte imagjinuar ne fillim te sezonit dhe nese skuadra e Roberto Mancini fiton edhe ndaj Lazios javen e ardhshme ky Inter do te arrinte rekordin e Inter te Mourinhos te sezonit te mrekullive 2009-2010 ne te cilin zikalterit grumbulluan 39 pike ne 17 javet e para.

Notat pozitive ne takimin ndaj bardhezinjeve friulane ishin te shumta sepse ne nje ndeshje te vetme 18-here kampionet e Italise rigjeten dy sulmuesit e tyre Mauro Icardin qe realizoi nje dygolesh dhe Stevan Jovetic qe realizoi golin e pare qe prej muajt Gusht. Miranda dhe Murillo u shfaqen edhe njehere tjeter ne lartesine e duhur ndersa nje suprize e vertete ishte Montoya i cili debutoi me Interin ndaj Udineses duke zhvilluar nje ndeshje te mire.

Pa harruar ketu Samir Handanovic qe ne Friuli u konfirmua si nga portieret me te mire ne Europe. Per te 11-ten ndeshje ne kete sezon gardiani slloven nuk pesoi gol duke e mbajtur serish porten te paprekur. Ne Itali ne shumicen e rasteve titullin e fiton ajo skuader qe peson me pak gola dhe ky eshte nje tjeter sinjal se 2015-2016-ta mund te jete sezoni i Inter.