Inter ne krize. Edhe Mancini nuk po arrin te kete sukses

Lidhur me artikullin:

Fiorentina, Napoli dhe Wolfsburg, tre ndeshje, 2 humbje, 1 barazim, 3 gola te shenuar dhe 6 te pesuar. Gjithçka ne 11 dite zeron 3 fitoret rresht ndaj Palermo, Atalanta dhe Cagliari, moment qe kishte ringjallur shpresen e tifozeve te Interit. Nje rruge e re e nisur nga Mancini? Ende nuk mund te thuhet me siguri, madje disa kane ndjesine se trajneri i ri po ben me keq se paraardhesi i tij. Benitez, Gasperini, Ranieri, Stramaccioni dhe me pas Mazzarri, te gjithe ne gare por asnjeri vendimtar per shoqerine qe po humbet pjeset nje nga nje pas tre trofeve te fituar nen drejtimin e Jose Mourinhos. Interi luan me mire dhe kjo ndoshta eshte pjeserisht e vertete por skuadra nuk ka harmoni ne mbrojtje dhe mesfusha nuk ka vazhdimesi.

Pas çdo ndeshje, Mancini eshte i detyruar te perserise fjaline: “Po bejme shume gabime”. Nje situate e sikletshme sepse presidenca pret rritjen e skuadres pas investimeve te bera ne merkaton e Janarit. Aktualisht Mancini po gezon bonuesin e dhene nga presidenti Thohir, por vete ai ka theksuar nje muaj me pare se muaji i mjaltit nuk do te zgjase pergjithmone dhe Interi duhet te rigjeje dimensionin e dikurshem dhe ne rast se deshton, atehere ai do te rezultoje thjesht nje emer me shume ne listen e trajnereve qe nuk kane mundur te gjejne formulen e suksesit te kesaj skuadre gjate viteve te fundit.