Inter parakalon Milan per mesfushorin kroat Marko Pjaca

Lidhur me artikullin:

Ishte objektivi kryesor i Milan per merkaton e veres, por tashme mund te konsiderohet nje lojtar i Inter. Edhe nje here tjeter, drejtuesit e ekipit zikalter tregohen me te shpejte se ata kuqezi ne merkato, duke “rrembyer” nje nga talentet e futbollit Europian. Behet fjale per mesfushorin kroat Marko Pjaca, qe brenda kesaj jave pritet te nenshkruaje komntraten e re me Inter te trajnerit Roberto Mancini. Mesfushori 21-vjeçar, qe luan me Dinamon e Zagrebit, ka befasuar kete Europian dhe ishte nje nga objektivat kryesore te Milan.

Por Inter zhvilloi bisedime “flash” me menaxherin e lojtarit dhe drejtuesit e klubit kroat, duke mbyllur gjithçka brenda 24 oreve. Zikalterit do te ofrojne 15 milione euro te skuadra kroate per kartonin e Pjaca, qe do te jete ne Milano javen e ardhshme per te kryer vizitat mjekesore. Pjaca eshte nje mesfushor me tipare sulmuese, qe luan nga te dyja krahet, me nje teknike te jashtezakonshme dhe shume i shpejte. Mund te luaje si mesfushor i avancuar apo si sulmues i dyte dhe ne dy sezonet e fundit ka realizuar 20 gola ne Kroaci.