Inter rregullon bilancet dhe nuk rrezikon penalizim nga UEFA

Lidhur me artikullin:

Inter permireson bilancin dhe eviton penalizimin nga UEFA ne zbatim te rregullave te “fair play financiar”. Asambleja e aksionereve miratoi financat e klubit, me zikalterit qe kane bere hapa perpara persa i takojne shifrave ne krahasim me sezonet e kaluara.

Nga afro 141 milione euro humbje te vitit te kaluar, tashme bilanci negativ i Inter ka shkuar ne 50 deri ne 60 milione euro. Nje permiresim i situates, qe pavaresisht investimeve ne merkato dhe strukturave te klubit, pritet te vazhdoje, ne synimin per te arritur objektivin e 30 milione eurove humbje dhe te largoje perfundimisht rrezikun e sanksioneve nga UEFA.

Plani 5-vjeçar financiar i hartuar nga pronaret e rinj te klubit, ka nisur te jape efektet e para pozitive. E gjitha per merite te Thohir e Bolingbroke, qe sollen kapitale financiare dhe burime te reja per te investuar ne projektin e Inter.

Vetem ne harkun e nje viti, Inter eshte kthyer ne rrugen e duhur, per te qene konform rregullave te vendosura nga UEFA, per te evituar te tjera gjoba financiare. Nese humbjet mbeten ne kuoten e 30 milione eurove, zikalterit nuk do te penalizohen me 7 milione euro dhe mund te synojne te barazojne bilancin deri me date 30 Qershor.

Nje objektiv ambicioz, por jo i pamundur te realizohet, pasi ne sezonin 2016-2017 do te perfshihen edhe perfitimet nga Europa League dhe te ardhurat gjithmone ne rritje. Ne klubin zikalter parashikojne qe te ardhurat deri ne fund te ketij edicioni mund te kalojne kuoten e 200 milione eurove.