Inter serish ne krye. Fiorentina dhe Napoli e ndjekin

Lidhur me artikullin:

Inter e nis vitin 2016-te serish ne krye. Zikalterit munden 1-0 Empolin ne transferte, pas nje ndeshje shume te luftuar qe u zgjidh nga nje gol i Icardit.

Nje rezultat i rendesishem per ekipin e Mancinit qe tregon se ka vazhdimesi ne rezultate duke ju pergjigjur ne distance dhe Fiorentines, viti i se ciles ka nisur ne menyren me te mire te mundshme. Ekipi vjollce mundi 3-1 ne transferte Palermon, fale dy golave te jashtezakonshem te Josip Ilicic.

Gilardino u perpoq ne pjesen e dyte te rihapte sfiden per sicilianet, por Blaczykowski mbylli perfundimisht takimin me golin e 1-3. Fillim i mbare dhe per Napolin qe ruajti diferencen prej 1 pike me Interin kryesues pasi mundi 2-1 Torinon, fale golave te Insignes dhe Hamsik.

Juventus regjistroi fitoren e 8-te radhazi pasi mundi 3-0 Veronen, me gola te Dybala, Bonucci dhe Zaza. Me kete fitore bardhezinjte parakalojne madje dhe Romen qe serish shperdoroi nje epersi te dyfishte perballe Chievos. Golat e Sadiq dhe Florenzit ne pjesen e pare u permbysen nga Paloschi dhe Dainelli, nderkohe qe goli i 2-3 i Falques u duk sikur i dha suksesin verdhekuqve por nje gol i akorduar fale line-technology per Pepen beri qe dy ekipet te ndajne nga nje pike mes tyre. Milani e nisi vitin me humbje duke treguar se vazhdon te mbetet nje skuader plot probleme. Kuqezinjte u mposhten 1-0 ne San Siro nga Bologna, qe mori 3 piket pas nje goli ne fund te Giaccherinit. Nje pike mori dhe Frosinone e Ajetit, me mbrojtesin kuqezi qe beri debutimin ne Serie A me gol, duke shenuar prozivorisht golin e 1-2 per te tijte.