Inter shton stafin e Pioli. Afrohet dhe Walter Samuel

Inter ka zyrtarizuar perfshirjen e Walter Samuel ne stafin e Steffano Pioli. Lajmerimi eshte bere diten e sotme ne profilin zyrtar te klubit milanez ne Twitter:

“Nje luftetar i heshtur qe ka folur me fakte. Nje fitues qe nuk i ka braktisur kurre zemrat tona. Mire se u ktheve ne shtepi, Walter Samuel!”.

Ne fakt, ish-mbrojtesi ka filluar sot aventuren e tij te re profesionale. Samuel do te jete bashkepunetori teknik i Stefano Pioli-t, do te ndjeke me vemendje ekipin ne fazen mbrojtese. Do te ndihmoje zevendes trajnerin Giacomo Murelli, bashkepunetorin tjeter Davide Lucarelli dhe pergatitesit atletik Matteo Osti dhe Francesco Perondi.

“Do t’i jap diçka ne nivel eksperience lojtareve dhe stafit, – kane qene fjalet e para te Samuel per Inter Channel, – por edhe ata do te duhet te me ndihmojne sepse ne kete rol te ri kam shume per te mesuar. Ne Zvicer kam kaluar dy vite fantastike, ndoshta pak te qete”. Me pas ka theksuar se: “Jam shume i gezuar per kete mundesi dhe do te kerkoj te ndihmoj me punen time stafin per te fituar ndeshjet e ardhshme”. Ne fund, nje koment per derbin: “Shpresoj qe ekipi te fitoje. Eshte e rendesishme per lojtaret te provojne gezime te tilla, ne kete ndeshje dhe ne ato te ardhshmet”.