Intervista e Ben Blushi: “Kemi 3 vjet qe nuk mbajme premtimet e bera”

Lidhur me artikullin:

Deputeti socialist Ben Blushi, vijon te jete nje ze ndryshe brenda Partise Socialiste, teksa pritet te jete pjese e gares per kreun e PS-se, nese kjo gare do te jete ne kongresin e 19 Marsit. Ne nje interviste per DW, Blushi ka sqaruar pozicionin e tij ne parti, raportet me deputetet qe e mbeshtesin dhe opinionin e tij per qeverisjen e majte te ketyre 3 viteve.

DW: Ju z. Blushi jeni veteshpallur si kandidat potencial per kryetarin e Partise Socialiste ne Kongresin e 19 marsit. Por z. Rama dhe eksponente te tjere socialiste mbrojne idene se ne ate Kongres nuk do te kete gare per kryetar te partise, pasi lideri aktual po konsumon nje mandat kryeministri deri ne mes te vitit 2017. Pse ju po investoheni per gare, ne nje kohe qe gjasat jane se gare nuk do te kete?

Shikoni, une nuk kam asnje arsye te parashikoj dhe te lexoj pikepamjet e kundershtareve te mi. Kur ka nje gare, ate nuk e vendos kundershtari, por e percakton rregulli. Dhe rregulli ne PS eshte qe ka gare nje here ne kater vjet. E keni paraysh qe jemi ne vitin e shtate dhe vetem para disa muajsh u vendos nga PS qe te kete nje Kongres. Meqenese ky eshte nje kongres zgjedhor, ku zgjidhen forumet nga anetaresia deri te delegatet e Kongresit, asambleja, kryesia dhe anetaret e rinj, ndaj dhe kjo dikton se duhet te zgjidhet dhe kryetari. Une nuk mund ta marre te mireqene faktin se kryetari i PS­-se nuk do te zgjidhet. Duhet te zbatohet rregulli, statuti, sepse ky eshte nje precedent qe e aplikojne te gjitha partite evropiane. Merrni p.sh. rastin e kancelares Merkel, qe pavaresisht se ajo eshte ne kete post, çdo dy vjet i nenshtrohet zgjedhjeve ne parti. Pra, megjithese i ka fituar zgjedhjet e pergjithshme ajo nuk ka thene dhe nuk do te thote, se meqenese ka fituar mandatin si kancalare nuk do te garoje per postin e kryetares ne partine e saj.

Meqenese PS eshte ne nje proces te perzgjedhjes se delegateve per ne Kongres aktualisht, si e vleresoni atmosferen?

Une mendoj se e gjithe partia eshte ne nje klime trysnie, qe do te thote se ajo qe kemi thirrur si demokraci e brendshme nuk ekziston. Ndaj dhe shumica e delegateve jane formalisht te zgjedhur, por praktikisht jane te emeruar.

Listat jane bere nga Tirana ose nga eksponente te Partise, kryetare bashkie a deputete me influence ne rrethe qe i kane servirur anetaresise emra qe dalin pa gare, pa konkurim normal, pa proces te hapur e transparent lobingu, pa afishuar listat e atyre qe zgjedhin, kush voton dhe kur e ku voton. Do ju marr rastin e zgjedhjeve te delegateve per Tiranen qe mbahen te shtunen. Une jam votues ne kryeqytet, sepse kam 47 vite qe banoj ketu, jam anetar i PS prej dy dekadash, por pavaresisht ketyre treguesve, askush nuk me ka njoftuar se ka zgjedhje, ku duhet te votoj dhe ne çfare liste jam. Kur kjo me ndodh mua qe jam dhe anetar i kryesise se partise dhe deputet ne tre mandate, mendo per te tjeret. Ka shume te tjere qe kane fatin tim, qe nuk e dine qe ka zgjedhje, qe nuk e dine se ku do te votojne. Ky eshte tregues i formalizmit dhe i pezullimit te demokracise se brendshme

Çfare mbeshtetje konkrete keni ju ne grupin parlamentrar te PS-­se, ne rradhet e anetareve te qeverise, apo ne strukturat e partise tuaj?

Pikerisht kjo eshte qe ajo une kerkoj. Sepse mbeshtetja tregohet me vote. Ku e dini ju se sa vete e mbeshtesin kryeministrin aktualisht? Askush nuk e di, sepse zgjedhjet per ate aplikohen qysh heret ne historine politike te njerezimit, per te shikuar te ardhmen dhe jo te shkuaren. Z. Rama pretendon se ka marre 1 milion vota. Keto ai i ka marre ne te shkuaren, ne vitin 2013. Kurse ne po bejme zgjedhje ne PS per nje mandat 4 vjeçar, nga viti 2016 deri me 2020. Tani ne duhet ta dime se sa eshte mbeshtetja. Sipas statutit te partise, kjo behet sipas parimit nje anetar nje vote. Ajo qe une kerkoj eshte qe mbeshtetja e secilit te behet me vote. Personalisht une do te shkoj me nje platforme, qe ka dy shtylla kryesore: si drejtohet PS dhe si permiresohet qeverisja, qe duhet thene se eshte ne ditet me te keqija.

Ju jeni prej kohesh shume kritik me menyren se si po udheheq qeverine dhe partine z. Rama. A mund te me rendisni tre nga te metat qe ju i quani dhe me shqetesueset ne qeverisjen e koalicionit PS­ – LSI?

Them me bindje se per tre vite premtimet qe ne kemi bere nuk jane mbajtur. Se pari, me punesimin. Papunesia ne vend nuk eshte ulur, por eshte rritur duke marre parasysh numrin e shqiptareve qe kane emigruar. Kane ikur rreth 100 mije shqiptare, kryesisht ne Gjermani, nderkohe qe rreth 200 mije te tjere kane pasur si destinacion emigrimin ne SHBA, per ta lene Shqiperine njehere e mire. Se dyti, borxhi publik. Eshte rritur, ka shkuar ne rreth 74 perqind, qe ne terma te thjeshte do te thote se 2500 – 3000 euro borxh per çdo shqiptar, edhe ate qe lind sot. Nuk kemi pasur arsye te marrim kaq shume borxh publik, duke renduar financat per t’i “rene ne qafe” investimeve. Se treti, eshte renia e konsumit dhe mungesa e investimeve te huaja. Jemi vendi qe po thith me pak investime te huaja ne rajon. Krahasimisht me Maqedonine, Serbine, Kosoven, Malin e Zi, Kroacine, qe eshte anetare e BE­se, ne thithim me pak investime te huaja per fryme. Sepse ekonomia eshte thelbi i çeshtjes: nuk rritem vendet e punes, nuk thithem investime te huaja direkte, nuk ulem nivelin e korrupsionit dhe ne keto tre vite nuk permiresuam klimen e biznesit. Nuk u bene reforma themelore ne arsim dhe ne shendetesi. Keto sherbime per qytetaret jane shtrenjtuar ne krahasim me nje, dy apo pese vite me pare.

Z. Blushi le te marrim inversin e pyetjes se meparshme: a konstatoni ndonje aspekt pozitiv ne keto tre vite qeverisje PS- LSI?

Nuk e kam kompleksin e se vertetes dhe ne pergjithesi them gjerat qe besoj, qofshin te mira apo negative. Kam mbeshtetur dhe mbeshtes ne vijim reformen territoriale, qe eshte e domosdoshme, shume e vonuar per gati 25 vite. Ajo besoj se do te kthehet ne nje reforme reale, e plote, qe do t’i jape ne administrim nje sere sherbimesh pushtetit vendor, te cilat nuk mund te perballohen sot nga qeveria. Kjo eshte nje reforme te cilen nuk mund te mos e mbeshtes.

Ju permendet me heret se keni nje platforme. Bazuar ne te, si dhe ne projeksionin tuaj per te qene kryetar i PS­se, si e shikoni LSI­-ne, si nje aleat strategjik, apo jeni per ridemensionimin e raporteve mes dy partnereve ?

Sa i takon koalicionit, une mbetem tek pikepamja se PS duhet ta mbaje koalicionin me LSI­ne, por ama duhet ta funksionalizoje ate. Sot per sot ky koalicion ka perfunduar ne nje mekanizem qe ndan vende pune neper spitale apo ujesjellesa, neper bashki te ndryshme, ne miniera etj. Madje dhe neper shkolla per fat te keq, ku ndahen mesuesit, rojet dhe shpresoj qe kjo te mos shkoje deri te nxenesit qe dhe ata te ndahen ne proporcione koalicioni. Eshte nje koalicion vendesh pune dhe jo koalicion reformash. Per mua koalicioni duhet te jete per reforma dhe jo per shifra 60 me 40 perqind, sepse kjo eshte shkaterrim per administraten publike, qe ndahet si “plaçke tregu” bazuar ne perqindjet e partive ne koalicion.

Nga mesi i nentorit te vitit 1997, kur ju late profesionin e gazetarit dhe iu futet politikes, Partia Socialiste ka mandatuar kater kryeministra nga rradhet e saj, Fatos Nanon, Pandeli Majkon, Ilir Meten dhe tashme Edi Ramen. Cilin prej tyre konsideroni me eficient ne performamncen qeverisese?

Nuk preferoj te merrem me krahasime njerezish. Nuk eshte nje kampionat, por nje gare idesh. Preferoj te flas per ate qe vjen neser dhe jo per ate qe ka ikur. Ate qe ka ikur nuk e kthejme me. Shqiptaret do te donin qe keto 25 vite te ishin ndryshe, te ishin qeverisur me me shume drejtesi, me me shume sens barazie, solidariteti, me me shume dinjitet. Qe te mos kishim humbur rreth 1 milion emigrante sikunder dhe i kemi humbur, pasi po shkojme çdo dite si nje komb qe vjen duke u zvogeluar. Shqiptaret nuk rrezikohen sot nga ndonje fuqi tjeter, nuk rrezikohen nga copetimi, nuk rrezikohen nga ndonje pushtim si ne kohen e Luftes se Dyte Boterore, por rrezikohen vetem nga nje gje: nga korrupsioni. Ai eshte baza e te gjitha te keqijave.

Ne pyetjen e fundit po kthehem edhe nje here aty ku e nisem, tek investimi juaj per te qene kandidat potencial ne garen per kryetar te PS-­se ne Kongresin e 19 marsit 2016. Nese do te behet gare, perse nje delegat socialist do te duhet te votoje per alternativen Blushi?

Per shkak te mundesise qe une i jap atij per te fituar me shume vota ne vitin 2017. Kjo eshte e qarte. E perseris, nese keto zgjedhje ne PS behen sipas normes, sipas precedentit, sipas rregullit. Ne ne nje kuptim ato jane primare, pra jane zgjedhje paraprake brenda partise, perpara se te mbahen zgjedhjet politike ne vitin 2017. Une do te paraqes nje platforme, e cila do te parashikoje me shume vende pune, nje parti me kohezive, ndryshime themelore ne sistemin e arsimit, nomalizim dhe natyralizim te sistemit tone progresist te taksimit, qe nuk e kemi sot megjithese e premtuam, rritje pagash dhe mbeshtetje te shtresave ne nevoje. Keto jane disa prej atyre qe do te bej. E rendesishme eshte qe keto zgjedhje te konsiderohen si primare. P.sh. Franca per pak kohe do te shkoje ne zgjedhjet presidenciale dhe president Holande po detyrohet nga partia e vet qe te hyje ne zgjedhjet primare, ose paraprake brenda partise. Kur kjo ndodh ne France, ne Itali, natyrisht ndodh rendom dhe ne SHBA, atehere pse te mos ndodhi dhe ne Shqiperi. Te kete primare brenda Partise Socialiste, per menyren se si ajo do te drejtohet ne kater vitet e ardhshme. Per ta mbyllur: pse duhet te votojne per mua? Po sepse jap me shume garanci se mbledh me shume vota per PS dhe koalicionin ne vitin 2017, per shkak se keto tre vite qe kane kaluar ne drejtimin e Edi Rames, jo vetem kane qene rrenuese ne aspektin e funksionimit te PS, por ne anen tjeter ishin dhe te pafrytshme dhe jo produktive sa i takon ekonomise, siç rendita me siper.