Intervista e De Biasi: “Tarashaj nuk do te grumbullohet. Do te ruhet grupi aktual”

Lidhur me artikullin:

Gazeta zvicerane “Blick” ka bere nje interviste me trajnerin e kombetares shqiptare, Gianni de Biasi, pas shortit te 12 dhjetorit ne Paris, ku kuqezinjte dhe helvetiket rane ne nje grup. Duke ditur pranine e rreth 6 lojtareve shqiptare ne kombetaren e Zvicres, interesi per perballjen e 11 qershorit eshte i madh, sepse konsiderohet si nje “derbi shqiptaresh”. De Biasi thote se deshira e tij ka qene shmangia e duelit me Zvicren ne grup, por shorti vendosi ndryshe.

Ja si shkruan “Blick”, me tej: “Qe nga viti 2011, trajneri i Shqiperise eshte Gianni de Biasi. Kualifikimi ne fazen finale te “Euro 2016” e ka bere italianin nje hero popullor.

Mister, ne qofte se ju mendoni perseri si ne momentin kur nga gogla e shortit doli bileta me fjalen “Zvicer”, do te elektrizoheshit perseri?

Jo, une me teper mendova: Oh, jo! Sepse, nuk e kishim pritur. Sepse kishim folur nje dite me pare per faktin se kjo do te ishte nje loje e çuditshme ne mes te kaq shume shqiptareve. Do te kishte qene me mire per ta shmangur ate. Por, tani, ky eshte realiteti.

Çfare reagimesh keni pasur nga Shqiperia?

Per shume shqiptare, kjo loje eshte e veçante, veçanerisht per shkak se ne anen tjeter luajne shume lojtare, qe jane shikuar si “tradhtare”, per shkakun se kane vendosur te luajne per nje vend tjeter, jo per origjinen e tyre shqiptare. Une gjithmone kam theksuar se dikush duhet te jete i lire te zgjedhe kombetaren qe mendon se eshte me e mira per te. Zvicra i ka pranuar prinderit e ketyre futbollisteve, u dha pune. Ata e kaluan femijerine ne kete vend, jane integruar vete, kane adoptuar praktikat zvicerane. Nese ndihen si nje zviceran, une s’kam pse mendoj dy here. Edhe pse ata, gjithmone do te mbeten shqiptare me zemer.

Pjesa kryesore e kombetares qe drejtoni vjen, po ashtu, nga Zvicra…

Dakord. Por, per fat, une jam ende duke e hartuar listen e ekipit qe do te vije ne France. Po ju them se Ajeti nuk eshte nje lojtar i rregullt. Edhe Aliji, jo. Nga ata qe une shoh ne pozicionet e tyre, askush nuk eshte rritur ne Zvicer. Ndoshta Gashi, por dhe ai nuk po luan te Basel.

Ne Zvicer, shume kane thene se tani do te shohim se çfare kishin keta lojtare me afer: Shqiponjen dykrenare apo kryqin!

Futbolli nuk merr jete mbi gjera te tilla. Nese dikush ka vendosur dikur te luaje per Zvicren, atehere ai eshte ne fushe dhe do te kerkoje te fitoje me çdo kusht.

Por, te ne ka diskutime te rregullta rreth zviceraneve te vertete dhe atyre me sfond emigrimi. Eshte thene se ka pasur nje perçarje ne ekip…

Mire, por kjo nuk eshte çeshtje shqiptare. Zvicra eshte e pasur me lojtare, qe nuk kane rrenje zvicerane. Ju keni edhe lojtare me origjine nga Amerika e Jugut. Me kujtohet Rodriguez, apo Inler. Ju u keni hapur atyre dyert. Keta njerez kane krijuar familje ne Zvicer. Femijet e tyre luajne futboll aty dhe ne kete menyre jane zhvilluar. Ju siguroj se ata kane me shume uri per sukses se shume te tjere.

Polemika ka pasur, ne menyre te perseritur, edhe per shkak te simbolit mte shqiponjes me dy koka, qe e kane bere, per shembull, Granit Xhaka apo Pajtim Kasami…

Ata duan te tregojne me kete se jane shqiptare. Ose, te pakten se i kane rrenjet atje. Gjithçka me duket ne rregull.

Ne qofte se ju flisni me nje lojtar, i cili nuk ka vendosur ende se cilin vend deshiron te perfaqesoje ne kombetare, a ndiheni si nje misionar per çeshtjen shqiptare?

(qesh) Le ta veme ne kete menyre situaten: Ne jemi perpjekur per te afrojme lojtare, qe mund te jene interesante per Shqiperine, por jo 100 per qind per Zvicren. Kjo nuk permbush ndonje armiqesi me Zvicren.

Ne kete moment, a nuk eshte nje rast i tille i hapur: Shani Tarashaj?

Une kam folur me te. Ai me tha se nuk do te mendojne per momentin mbi çeshtjen e kombetares. Nese dikush nuk e ka vullnetin e menjehershem, atehere ai nuk perben me interes per mua.

Me te vertete?

Po!

Por dera mbetet e hapur?

Jo! Nuk ka shanse qe ky lojtar te jete pjese e Shqiperise? Per sa kohe qe une jam atje, jo! Duhet te vije nje trajner i ri, qe eshte i interesuar per Tarashajn.

Ai luan ne kombetaren U-21 zvicerane. Çfare ndodh, nese ju therret dhe ju pyet: A mund te bashkohem me ju?

Kur kam filluar punen ne Shqiperi, kater vjet me pare, kam kontaktuar disa lojtare. Kur ndjeva se vullneti i vertete ishte kombetarja e kombit te tyre, kam marre shume kenaqesi. Keshtu do te ndodhe edhe ne te ardhmen. Une kam nje grup te bashkuar dhe qe pershtatet. Se pari, ai nuk do te zgjerohet.

Kjo ane nacionaliste, e cila eshte e theksuar ne Ballkan, ndezi ndeshjen tuaj kualifikuese kunder Serbise. Ju e kuptoni?

Per ne, qe jetojme larg nga keto konflikte, eshte e pamundur per ta kuptuar. Ne driten e realitetit te kesaj lufte ne Kosove, ne te cilin edhe futbollistet kane humbur te aferm te tyre, duke luftuar per lirine e Kosoves, eshte pothuajse e pamundur per ta kujtuar nje ndeshje kunder Serbise brenda nje kornize te qete, per te luajtur si kunder Zvicres.

Dhe pastaj, beheni nje hero popullor, si Taulant Xhaka i Bazelit, qe ia rrembeu nga duart flamurin e “Shqiperise se Madhe” serbit Mitroviç…

Po, por ai nuk ishte i vetem. Por, eshte me mire per ta ndaluar diskutimin ne lidhje me kete ndeshje, sepse kete gje e kemi harruar.

Ku do te vendoset ekipi juaj gjate “Euro 2016”?

Ne nuk e dime ende. Kemi kerkuar per te pritur shortin dhe per te vendosur, pastaj. Jemi ne vleresimin e mundesive optimale.

Dhe ku do te pergatitet Shqiperia para fazes finale te ketij Europiani?

Ndoshta ne Zvicer? (qesh) Ne Austri. Prane Gracit.