Intervista e fundit si Ambasador BE: “Bekimi“ i reformes zgjedhore (VIDEO)

 

Ambasador, faleminderit qe gjetet pak kohe ne kete çast per trupen time dhe per Ora News. Jam i nderuar qe beje kete interviste me ju ne nje moment qe po e lini, por edhe nuk po e lini Shqiperine. Si eshte te vish nga Sardenja, pak kohe ne Afganistan dhe Pakistan, dhe pastaj ne Shqiperi?
Mua me kujtohet ende dita kur u largova nga Sardenja per te nisur pune ne Ministrine e Jashtme, nje dite shkurti e vitit 1985 dhe me kujtohet qe u nisa me anije, lashe te afermit e mi te cilet i shihja, ndersa anija largohej dhe ne anen tjeter ishte deti dhe nje pikepyetje e madhe, nje e ardhme qe nuk e njihja, por qe mund ta perfytyroja dhe kjo eshte nje nder gjerat e para qe m’u kujtua kur u ktheva ne Shqiperi heren e dyte, sepse mendova se shume shqiptare i jane afruar se ardhmes se tyre ndoshta me te njejten fryme, me te njejtat frikera dhe me te njejtat pikepyetje qe kisha une per te ardhmen time kur shikoja detin dhe nuk e dija çfare kishte ne anen tjeter.

Çfare gjetet?
Gjeta ne fillim disa veshtiresi, pastaj gjeta nje pune qe me pelqeu, pastaj fillova rrugetimin tim si diplomat qe me çoi ne pervoja mjaft te rendesishme, por edhe te veshtira, sepse per kater vjet kam qene konsull ne Iran ne nje periudhe kur porsa kishte vdekur Ajatollah Khmomeini, nje periudhe mjaft e komplikuar, pastaj shkova ne Nju Jork, u ktheva ne Ministrine e Puneve te Jashtme dhe mberrita ne Shqiperi ne prill te vitit 2000 per here te pare dhe duhet te them se ne ate rast pata vertet qe ne fillim nje ndjesi shume te forte se gjendesha ne nje vend mjaft kompleks, por shume terheqes.

Nga Italia ne Shqiperi nuk ka shume dallime gjeografike, por çfare ju ka bere pershtypje heren e pare ne Shqiperi?
Mund te them se cila ka qene pershtypja ime e pare, ai imazh i menjehershem, imazhi i pare. Imazhi i pare ishte ai i nje aeroporti te shtruar me beton dhe me kujtohet qe kishte qen ngado, edhe ne piste, dhe ishte shume ndryshe nga ai qe eshte sot. Ndonjehere nje vend gjykohet pikerisht nga kufiri, nga aeroporti dhe me kujtohet imazhi i ketij aeroporti si te them, mjaft te thjeshte dhe disi te çrregullt, shume ndryshe nga ai qe gjeta heren e dyte, çka me shpjegon edhe se cili ka qene progresi shume i madh i Shqiperise ne keto vite. Pastaj me kujtohet, une jetoj ne Bllok, kujtoj nje situate krejtesisht, teresisht te ndryshme nga ajo qe eshte tani, ishte nje çast kur gjithçka ishte gri, tani eshte shume me e gjalle, shume me e pasur me jete dhe entuziazem do te thosha.

Kur patet pershtypjen e pare ne aeroport, siç thate, kishit frike se çfare do te gjenit ne Shqiperi?
Jo, ne te vertete kisha dashur te vija ketu sepse e dija qe ishte nje sfide, ishte nje vend qe po jetonte nje periudhe te veshtire, edhe ambasada ne ate kohe po kalonte nje periudhe te veshtire dhe une jam i bindur se duhen perballuar, por edhe duhen kerkuar sfidat dhe ajo per mua ishte nje sfide, keshtu qe sigurisht nuk kisha frike, ndonese shume mendonin se ne ate periudhe Shqiperia ishte, si te thuash, nje vend me i rrezikshem se te tjeret.

Nuk e gjetet keshtu?
Une besoj se siguria apo mungesa e sigurise eshte edhe nje qendrim psikologjik, domethene, ka me shume pasiguri kur ke me shume frike nga realiteti perreth, ndersa ka me shume siguri kur kerkon ta njohesh me mire dhe ta kuptosh dhe duhet te them se qe ne fillim Shqiperia me ka pritur me ngrohtesi te madhe, me bujari te madhe. Kujtoj se ndonese rruget atehere nuk ishin si rruget sot, me pelqente gjate fundjavave te merrja per shembull makinen dhe te shkoja te vizitoja ndonje qytet vetem, per kenaqesine time, sepse ndjeja gjithsesi rreth meje nje ndjesi te madhe mikpritjeje nga ana e njerezve, nje ndjesi te madhe ngrohtesie qe me bente te ndihesha shume i sigurt.

Si ishte te jetoje ne Bllok? E dini historine e ish-Bllokut?
Si ishte, te jepte pershtypjen se ketu kane pasur mundesine te jetojne gjithe kohen e komunizmit udheheqesit komuniste?
Une ne ate periudhe jetoja para Viles 31, pikerisht ne anen tjeter te rruges, ne zemer te Bllokut dhe per mua ishte diçka mjaft interesante. Kisha nje kureshtje shume te madhe sesi mund te kishte qene jeta aty ne vitet e komunizmit. Me kujtohet edhe diçka tjeter, qe kureshtja ime ishte edhe me e madhe ngase kur isha student me ka ndodhur shpesh here te degjoja Radio Tiranen, emisionin ne gjuhen italiane, me duket ne oren 11.00 te mbremjes, qe me lejonte te kuptoja se kishte nje bote krejtesisht te panjohur dhe shume te veçante ketu ne Shqiperi. Keshtu, kete kureshtje qe ndjeja kur isha i ri vazhdoja ta ndjeja edhe kur isha me pas ne Tirane per here te pare, ne ate zone te veçante te qytetit.

Heren e pare si diplomat italian, heren e dyte si perfaqesues i Bashkimit Evropian qe nuk ka te beje vetem me komunikimin Shqiperi-Itali. Si i keni perjetuar dy periudha te ndryshme me pergjegjesi te ndryshme?
Periudha dypaleshe, periudha qe ka zgjatur rreth pese vjet, ka qene mjaft interesante sepse nga viti 2000 deri ne 2004 ka pasur sigurisht raporte mjaft te vazhdueshme dhe te shpeshta, por ne disa momente edhe mjaft te veshtira, ishte nje periudhe veshtiresish te medha, ngase nuk kishte viza. Me kujtohen radhe te gjata njerezish qe kerkonin viza para Ambasades, per shembull. Shume probleme, por edhe shume mundesi, mundesi per me shume njohje, mundesi per me shume kontakte kulturore, ekonomike, politike, etj. Detyra e nje diplomati dypalesh eshte gjithnje te kerkoje t’i forcoje raportet dypaleshe. Periudha si perfaqesues i Bashkimit Evropian ka qene nje periudhe mjaft e ndryshme dhe sigurisht mjaft terheqese. Terheqese sepse pata nderin e madh do te thosha, te perfaqesoja nje realitet nderkombetar aq themelor, aq te rendesishem si Bashkimi Evropian, te mundohesha ta mbeshtesja, ta ndihmoja kete raport mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian dhe afrimin e Shqiperise me ate qe ishte destinacioni i natyrshem i ketij vendi, siç thote edhe i madhi Ismail Kadare. Dhe nga ky pikeveshtrim do te thosha se padyshim puna ka qene mjaft interesante dhe e veshtire, por me ka dhene vertet perceptimin se po beja diçka te dobishme si per Shqiperine ashtu edhe per Evropen.

Çfare ju lidh me shume me Shqiperine? Permendet shkrimtarin me te madh shqiptar Ismail Kadare, po çfare ju ben ta doni Shqiperine apo t’ju lere mbrese ne jeten tuaj?
Une do te thosha padyshim njerezit, sepse ketu kam gjetur padyshim nje atmosfere, siç e thashe me pare, mjaft te qete, mjaft mikpritese, nje ngrohtesi te madhe. Une besoj se te gjithe shqiptaret jane te afte te shprehin nje pasuri te madhe shpirterore dhe kur e ndajne, mund te mesosh shume dhe padyshim ta shohesh jeten ne menyre me te thelle, ndaj padyshim njerezit. Duhet te them se Shqiperia ngjan shume me zonen nga vij une, qe eshte Sardenja, kam gjetur shume karakteristika te perbashketa qe me kane bere te ndihem edhe me shume si ne shtepi. Dikush thoshte se shtepia eshte vendi ku njeriu ndihet mire, ku ka miqte, ku ndihesh i lumtur. Une do te thosha se padyshim per mua Shqiperia ka perfaqesuar dhe do te vazhdoje te perfaqesoje nje shtepi. Pastaj, kam bere disa llogari dhe kam pare se gjate katermbedhjete viteve te fundit kam kaluar plot tete vjet ne Shqiperi, nje vit me pak ne Itali dhe tete ne Shqiperi dhe kjo shpjegon ate qe dua te them per shtepine.

Kuzhina, jeta, sporti. Çfare ju ka pelqyer me shume?
Shume gjera, sepse duhet t’i shtoj kuzhines, jetes, sportit, njerezve duhet t’i shtoj natyren, duhet t’i shtoj kulturen, artin. Une besoj, jam i bindur, siç e thashe me pare, se shpirti i shqiptareve eshte veçanerisht i pasur dhe veçanerisht i thelle dhe kjo shihet ne çdo cep, qe nga piktura te letersia, muzika, te ndjeshmeria artistike qe besoj se e ka çdo shqiptar, tek aftesia per shembull per gjuhet e huaja qe eshte nje forme jo vetem kulture, por edhe e artit, nga lehtesia me te cilen shqiptaret arrijne te mesojne dhe besoj se eshte shume e gjate lista e gjerave qe me pelqejne me shume dhe do t’i vija te gjitha ne te njejtin nivel.
Le te shohim pak nga te gjitha nga jeta ne Shqiperi, permes artit apo traditave qe keni ne zyre. Pasion apo keni gjetur diçka qe ju le mbrese me shume ne kete orientim kulturor per te pasur nje lidhje te forte me Shqiperine?
Jane shume gjera, nderkohe une shoh te kuadrot ne te njejten kohe forcen, dhe tek arti ne pergjithesi, forcen, ndonjehere embelsine, ndonjehere edhe trishtimin, shoh nje ndjeshmeri te madhe, por edhe force, nje pasuri te madhe, por edhe thellesi dhe kjo ne shfaqjet e piktures, te muzikes, te letersise. Fatkeqesisht nuk mund te lexoj dot ne gjuhen origjinale, ndaj mundohem te lexoj gjerat e perkthyera, apo u kerkoj njerezve tek te cilet kam besim te lexojne per mua dhe pastaj te me japin pershtypjet per librat qe lexojne. Kjo me ka lejuar te lexoj per shembull indirekt libra te ndryshem nga autore te ndryshem qe nuk jane perkthyer, por me ka lejuar te kuptoj edhe me mire shpirtin qe eshte vertet magjepses, sipas mendimit tim.

E keni kuptuar Shqiperine?
Une besoj se eshte ashtu siç themi ne Bashkimin Evropian nje proces, nje proces qe eshte i vazhdueshem, nje proces i perditshem qe nuk mbaron kurre, ndaj nuk mund te them se e kam kuptuar, por mund te them se vazhdoj te mesoj.

A mund ta transmetoje Shqiperia ate qe ka brenda?
Une besoj se ekziston nje aspekt mjaft i rendesishem. Siç thashe, shqiptaret jane padyshim njerez te jashtezakonshem, por qe ndonjehere duhet te binden pak me shume per cilesite e tyre, sepse kur binden, dhe sidomos kur jane ne gjendje te punojne se bashku per nje objektiv te rendesishem, historia na meson se arrijne gjithnje te kene sukses. Ndaj besoj se kjo eshte gjeja e rendesishme, te mundohen te kene besim ne mundesite e veta qe jane te medha dhe te mundohen te kene urtesine per te punuar se bashku per objektivat qe duan te arrijne.
Cilat kane qene çastet me te lavdishme apo me te bukura te misionit ne Shqiperi, por edhe jo te bukura, nuk dua te them me te shemtuarat.
Mund te them se kam kaluar shume çaste te bukura, si dhe ndonje çast jo te bukur, sigurisht. Fillojme me keto te fundit. Nje nga ditet me te trishtuara gjate gjithe ketyre tete viteve qe kam kaluar ne kete vend ka qene sigurisht disa dite mbas ardhjes sime. Une kam ardhur ketu me 18 janar dhe pas tri ditesh ndodhen ngjarjet e 21 janarit, te cilat i kam ndjekur drejtperdrejt nga kjo godine qe ka pamje nga bulevardi dhe ndaj ai ka qene pa dyshim nje çast trishtimi te madh. Ka pasur shume çaste te bukura do te thosha, nuk ka pasur dite qe te mos kem pasur çaste te tilla. Me kujtohen, per shembull, takime te ndryshme ne nje kafene me perfaqesues te maxhorances dhe te opozites se bashku, per te diskutuar, per shembull, mbi reformen zgjedhore dhe me kujtohen shume takime te tilla dhe nje dite, kur ende mungonte nje pjesez e vogel per te arritur nje marreveshje, ne tarracen e kesaj kafeneje ku ndodheshim, ne njefare pike erdhi nje pellumb dhe atehere njeri prej dy miqve me te cilet takoheshim gjithnje dhe sigurisht qe ai e di se i referohem atij, nese do ta degjoje kete interviste, te mos permendim emra, me tha mua dhe kolegut te krahut tjeter se ky eshte nje sinjal pozitiv dhe duhet te perpiqemi te punojme per te gjetur kete pjesez te fundit qe na mungon dhe me ne fund, pas disa ditesh, marreveshja u arrit dhe pastaj parlamenti e kaloi dhe kjo ka qene vertet nje dite e bukur, ashtu si dhe shume te tjera.

Nje dite si kjo qe treguat ka ndodhur shpesh?
Le te themi se kam pasur mundesi te shoh ne momente te ndryshme nje gatishmeri te madhe per te kerkuar dialog dhe sa here qe dialogu eshte perballur ne menyre konstruktive gjithnje ka dhene rezultate.
Kemi pershtypjen se nuk ka ndodhur shpesh kjo gje, ndaj e bera pyetjen.
Le te themi se ka ndodhur dhe une kam besim (flet ne shqip) se mund te vazhdoje te ndodhe.

Shqiptaret dhe politika, ka shume ndryshim?
Ne çdo vend e rendesishme per opinionin publik nuk eshte shkeputja nga politika, por deshira per te qene pjese e politikes, pra te interesohesh, te diskutosh. Sigurisht qe ka vende ku diskutimi eshte gjithnje mjaft i ndezur, mjaft i gjalle dhe kjo nuk eshte nje gje e keqe, por eshte diçka e mire nese ky diskutim i gjalle arrin te kaperceje barrierat e bindjeve te veta politike dhe arrin te shnderrohet edhe ne vullnet per te degjuar, perveçse ne vullnet per te konfirmuar parimet.
Keni pasur rastin te punoni me te gjithe perfaqesuesit politike ne Shqiperi nga maxhoranca dhe opozita. Çfare politike ka Shqiperia? Ne gjithnje themi se eshte disi e ngjashme me ate italiane.
Nuk bej komente te veçanta, por ne pergjithesi dua te them se kam pasur rastin te kem kontakte dhe te punoj me shume politikane si nga periudha kam qene ketu per here te pare, ashtu dhe me te tjere qe kam njohur me pas dhe me shume nga keta politikane te njerit apo tjetrit krah kam raporte miqesore personale, gje qe ndihmon shume. Ajo qe mund te them eshte se ekziston pa dyshim ne raportet qe kam privatisht me politikane te nje pale apo nje tjetre, nje realizem i madh qe tek e fundit eshte nje vullnet per te perparuar drejt ketij objektivi evropian, çka eshte shume e rendesishme, eshte shume e rendesishme qe te gjithe te jene dakord me kete dhe une deshiroj shume qe te konkretizohet edhe ne publik me te njejten bindje me te cilen shprehet privatisht.
Integrimi i Shqiperise eshte ne nje moment ndoshta delikat, ndoshta jo. Pershtypja ime eshte qe eshte nje moment delikat sepse duhet te arrijme piken finale te integrimit. A ka ndonje mundesi Shqiperia ne kete moment per te bere udhen e duhur drejt Evropes?
Gjate ketyre tre viteve qe kam qene ketu kemi bere shume udhe, shume udhe, dhe ky eshte nje proces kemi thene, nje proces qe sigurisht po ben perpara ne menyre premtuese. Siç ka thene Komisioneri Füle kemi nje takim ne qershor, ndaj te gjithe mendojme dhe shpresojme te arrijme te perpikte ne ate takim. Pa dyshim kjo eshte ne dore te Shqiperise dhe te politikaneve, por besoj edhe te opinionit publik per menyren se si opinioni publik mund te shprehe edhe ne drejtim te politikaneve kete aspirate qe eshte nje aspirate shume e rendesishme dhe jam i bindur se eshte e vertete qe Shqiperia ka nevoje per Evropen, por edhe qe Evropa ka nevoje per Shqiperine.

Duket gjithnje sikur Shqiperia ben nje hap para, por pastaj dy hapa prapa. Jua ka lene kete pershtypje, gjithnje per integrimin.
Ajo qe ka rendesi eshte te behen dy hapa para dhe nje hap pas dhe pra, te vazhdojme udhen. Une, siç e thashe, kam pare qe kjo po ndodh, ka momente te nje shpejtesie me te madhe, apo momente kur procesi eshte me pak i shpejte, por shoh se po ecen perpara.

A eshte Shqiperia evropiane?
Une besoj se Shqiperia gjeografikisht eshte tashme ne Evrope, ne shpirt eshte tashme ne Evrope dhe tani duhet bere çmos per ta çuar perpara konkretisht ne procesin e integrimit. Po te shohim harten gjeografike, shohim se ky rajon rrethohet nga Evropa, pra eshte pjese e Evropes, pastaj te rinjve une u perseris gjithnje nje gje, evropian eshte jo vetem ai qe e ka nderkohe pasaporten evropiane. Evropian eshte edhe ai qe ndan rregullat, vlerat qe jane baza e nderteses evropiane dhe eshte i gatshem dhe deshiron te angazhohet per t’i promovuar dhe ruajtur keto vlera dhe keto rregulla. Per mua ky eshte evropian dhe une ketu evropiane njoh vertet shume.
Ndonje keqardhje?
Padyshim, ka gjithnje. Ne nje vend si ky, me te cilin jam thellesisht i lidhur, sigurisht qe me vjen keq te largohem, por kam edhe bindjen dhe angazhimin se do te vazhdoj te punoj me Shqiperine dhe per Shqiperine edhe ne pozicionin e ri qe do te marr zyrtarisht pas disa ditesh. Ndaj keqardhja eshte qe po le shume miq, qe po le shume njerez te cilet i dua, qe po le nje vend qe me ka strehuar per shume vite, per shume kohe, dhe pjese e te cilit ndihem ne njefare menyre, por jeta vazhdon dhe per sa me takon mua, padyshim Shqiperia do te kete dhe do te vazhdoje te kete nje rol te madh. E perseris: dua te vazhdoj te punoj me Shqiperine dhe per Shqiperine dhe me miqte e mi qe po i le ketu.
Me median cili ka qene raporti juaj? Keni folur shpesh, keni pasurin rastin te flisni per gjera te mira dhe jo te mira te Shqiperise. Si ka qene Ettore Sequi ne mediat shqiptare?
Raporti me mediat eshte thelbesor sepse mediat kane nje pergjegjesi shume te madhe, ate te krijimit te nje ure per t’i shpjeguar opinionit publik ne menyre korrekte dhe ne menyre objektive ate qe ndodh, ndaj une kam qene gjithnje i bindur per kete rol, per kete rendesi te madhe te mediave qe eshte edhe pergjegjesi. Kam pasur kur kam qene i ri nje pervoje te drejtperdrejte me mediat per rreth tre vjet ne nje radio dhe ne nje televizion, ndaj i kam pare gjithnje koleget e mi gazetare me simpati te madhe edhe ngase e di mire se sa e veshtire eshte puna e tyre, dhe duhet te them sinqerisht se ne Shqiperi eshte paksa me e veshtire, ngase duhen perballuar çeshtje te ndryshme dhe e kemi kujtuar edhe ne Raportin e Progresit, çeshtje qe kane te bejne, per shembull, me gjendjen e gazetareve qe nuk eshte e lehte nga shume pikepamje, per shembull kontraktuale, lidhur per shembull me raportet me pronesine, ka probleme qe kane te bejne me te njejten prone te shume gazetave, e keshtu me radhe, ka shume. Ndaj ky eshte motivi pse kam qene gjithnje i bindur se mediat kane nje rol te rendesishem. Gazetaret duhen mbeshtetur dhe ndihmuar per ta zhvilluar kete rol dhe mbi te gjitha te garantohen ne punen e tyre dhe jam i bindur edhe se ka shume profesioniste te zotet edhe nder te rinjte qe duhen inkurajuar per t’i zhvilluar edhe me mire keto karakteristika profesionale. Por dua te kembengul per diçka: cilesia dhe pergjegjesia e mediave eshte thelbesore edhe ne drejtim te opinionit publik. Kjo eshte thelbesore dhe sigurisht edhe ne lidhje me mbikeqyrjen e autoriteteve, e klases politike, ndaj besoj se ka ende pune per te bere per ta zhvilluar kete sektor. Ekzistojne aftesi profesionale shume te mira dhe sigurisht eshte nje angazhim i Bashkimit Evropian per ta mbeshtetur sektorin e medias.
Mund te na permendni ndonje emer, Berisha, Rama, Meta, Basha?
Do te thosha qe jane te gjithe politikane me te cilet kam pasur nje raport te vazhdueshem, te qendrueshem. Edhe ne keto dite i kam takuar te gjithe, ndonje e kam takuar, ndonje tjeter do ta takoj sot per t’i falenderuar per perzemersine e madhe me te cilen kane dashur gjithnje te nderveprojne me mua dhe faktin qe sigurisht me kane demonstruar gjithnje sinqeritet te madh dhe perzemersi, keshtu qe ne profilin personal do te jete pa dyshim nje kujtim i mire qe do te kem. Jane te gjithe politikane me te cilet kam pasur pervoja dhe kontakte pune ne te kaluaren. eshte pa dyshim nje nga kujtimet me interesante qe do te mbaj me vete.
Nje pyetje te fundit, çfare do te merrni me vete nga Shqiperia neser kur te transferoheni ne Itali?
Po flisja para nje ore me nje mikun tim, gjeja qe do te marr do te jete pa dyshim kujtimi i tete viteve qe jane shume, por edhe vendosmerine per te mos e humbur kete raport, por perkundrazi per ta forcuar, per ta forcuar per sa i takon njohjes se vendit, per ta forcuar edhe per sa i takon anes emotive, sepse e perseris qe jam shume i lidhur me kete vend, me kete popull dhe duhet ta konsideroj si dhurate te madhe faktin qe kam mundur te kaloj kaq mire dhe kaq shume kohe ketu dhe qe kam pasur mundesi te mesoj t’i njoh me mire njerezit dhe vendin qe jane vertet te jashtezakonshem, ndaj kjo eshte ajo çka do te marr.

(Marre nga Ora News)