Intervista e humbur e Steve Jobs (VIDEO)

 

Ne 1995, gjate realizimit te serialit televiziv, Triumph of the Nerds, qe i kushtohej “ardhjes ne jete” te PC, Bob Cringely arriti te bente nje interviste te gjate te paharrueshme me te famshmin Steve Jobs.

Gjate kesaj interviste, shikojme nje Jobs teper karizmatik, plot mencuri, vizion dhe rrjedhshmeri ne mendim. Ne fund, per programin televiziv, u arrit te perdorej vetem nje pjese nga intervista. Ndersa pjesa tjeter u mendua e humbur. Por se fundmi, nje kopje e VHS u gje ne garazhin e drejtorit te serialeve. Tashme e rregulluar dhe e pastruar me ane te teknologjise, dhe e vendosur ne kontekstin e duhur ntga Cringely, e gjithe intervista do te transmetohet ne Landmark Theatres. Ne kete interviste, Jobs flet per ditet e tij te para se bashku me Steve Wozniak, kur ngriten Blue Box dhe krijuan kompjuterin e pare Apple per te ngjitur me vone shkallet deri ne krijimin e kompanise Apple. Intervista ndalet ne momentet kryesore te jetes se tij. Por e gjitha ajo pershkohet nga pasioni pervelues i Steve Jobs, nje pasion qe do te na falte iMac, iPod, iPhone dhe iPad. Si nje nderim per kete njeri te jashtezakonshem, Landmark Theatres eshte i kenaqur te transmetoje serine Steve Jobs — Intervista e Humbur.