Invest Macedonia-Shqiperi & Kosove, Road Show ne jug te Shqiperise

Tirane me 28.03.2016-Zyra Nderkombetare Invest Macedonia-Shqiperi & Kosove pas organizimit te suksesshem te Misionit Ekonomik ne Shqiperi dhe Forumit te Biznesit dhe Investimeve edicioni i trete ne Tirane do te ndermarre nga data 28 Mars deri ne date 3 Prill nje tur njohes ekonomik (Road Show). Ky tur do te perqendrohet kryesisht ne zonat e Jugut te Shqiperise.

I pari i ketij lloji i zhvilluar nga Zyra Nderkombetare Invest Macedonia-Shqiperi & Kosove, Road Show do te nise nga qyteti i Fierit, per te vazhduar me pas ne Gjirokaster, Vlore, Sarande dhe per te perfunduar ne Tirane. Drejtuesi i kesaj zyre Z. Fatos Mustafa e ndermerr kete Road Show, duke ndjekur politiken e promovimit te Invest Macedonia, e cila konfirmon edhe nje here vullnetin dhe perpjekjet per te zhvilluar ne nivel me te larte marredheniet ekonomike mes Maqedonise dhe Shqiperise.

Ne te gjitha bashkite ku do te zhvillohet ky tur, do te ndermerren takime me drejtuesit e dhomave te tregtise dhe industrise, drejtuesit e bashkive perkatese, si dhe do te zhvillohen vizita ne kompanite me te medha te qarqeve.

“Synimi yne eshte te risim bashkepunimin ekonomik mes Maqedonise dhe Shqiperise dhe me konkretisht me disa nga qarqet me te rendesishme te Shqiperise se Jugut. Te dyja palet do te eksplorojne hapesirat ku mund te rriten shkembimet tregtare, turizmi, investimet etj. Ne axhenden disa ditore jane programuar vizita njohese ne disa nga kompanite me te medha te ketyre zonave”, tha Z. Fatos Mustafa drejtues i Zyres Nderkombetare Invest Macedonia-Shqiperi & Kosove.

Takimet e tipit G2B, G2G, me kryebashkiaket, me Dhomat e Tregtise dhe Industrise te Fierit, Lushnjes, Gjirokastres, Vlores, Sarandes do te krijojne mundesine per te ftuar keto delegacione ne takime te ndersjellte ne Maqedoni, por edhe per te nenshkruar marreveshje binjakezimi ne fusha, si ajo ekonomike, kulturore, historike, turizem etj. Kjo do t’u krijoje mundesine sipermarrjeve te te dyja vendeve te prezantohen para tregjeve me te medha, te prezantojne oferta te perbashketa ne turizem etj.

Gjithashtu Zyra Nderkombetare Invest Macedonia-Shqiperi & Kosove do te organizoje takime edhe me drejtuesit e dy porteve te rendesishme, si ai i Vlores dhe Sarandes per t’u njohur nga afer me investimet e realizuara dhe mundesite per t’i sherbyer ne te ardhmen biznesit dhe turisteve nga Maqedonia. Road Show do te ndalet edhe ne skajet me te largeta te jugut te Shqiperise, si ne Konispol dhe Xarre. Ky event do te kulmoje ne muajin Qershor kur do te behet e mundur ardhja e mbi 40 sipermarrjeve nga Maqedonia qe do te shohin nga afer mundesite per te rritur dhe zgjeruar aktivitetet e tyre, si dhe anasjelltas.

/Ky artikull u publikua me pare nga Business Mag Albania.