Investitoret e huaj: Na mbyten taksat, korrupsioni, konkurrenca e pandershme

Shoqata e investitoreve te huaj ne Shqiperi (FIAA) konsideroi, problemet me drejtesine, konkurrencen e pandershme, ndryshimet e shpeshta te stafit te tatimeve, korrupsionin dhe ligjet e komplikuara fiskale si faktoret themelore qe kane perkeqesuar klimen e biznesit ne vend.

FIAA i nxori keto konkluzioneve pas nje anketimi ne anetaret e shoqates dhe me pas ndertoi nje indeks nga (1-100) ku faktoret qe kishin marre me shume se 50 pike konsiderohen shume problem dhe ata te renditur me pak se 50 pike, me pak problem.

Nga 22 elemente per te cilat bizneset jane pyetur, 8 prej tyre jane konsideruar probleme madhore.

Problemet me drejtesine u renditen nga FIAA per te dytin vit radhazi si shqetesimi me i madh i investitoreve te huaj ne Shqiperi. Ne anketimin me bizneset ky faktor eshte vleresuar me problematiku duke marre 66 pike. Konkurrenca e pandershme nepermjet ekonomise informale eshte nje faktor tjeter, thote Shoqata ne te cilen jane te anetaresuar kompanite me te medha me kapital te huaj ne vend. Ky shqetesim eshte vleresuar me 65 pike dhe me pas i treti nder elementet pengues me madhor eshte radhitur korrupsioni, i cili eshte vleresuar si problem madhor per klimen e biznesit ne vend, duke marre 60 pike.

Ligjet e komplikuara fiskale shihet te jene nje tjeter shqetesim madhor, te cilat jane vleresuar me 59 pike dhe me pas shqetesimet madhore vleresohen te jene niveli i larte i taksave, destabiliteti politik dhe politikat jo atraktive per investimet e huaja.

Bizneset shohin si elemente jo problematike, infrastrukturen rrugore, furnizimin me uje, telekomunikacionin, ligjet e punesimit etj.

Kjo eshte goditja e radhes e investitoreve te huaj per qeverine, pas treguesit te perkeqesuar te klimes se biznesit nga Shoqata Gjermane e industrise dhe Tregtise (DIHA) dhe deklaratave te forta per largim investitoresh nga Dhoma Amerikane.

/Lapsi.al