Isa Mustafa, kreu i ri i Kuvendit

Kryetari i LDK-se, Isa Mustafa eshte zgjedhur te enjten kryetar i Kuvendit te Kosoves, ne seancen konstituitive te thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga.

Mustafa eshte votuar me 65 vota pro nga LDK, AAK, Nisma dhe pakicat, nderkohe qe 18 vota abstenim kane qene te levizjes Vetevendosje, me te cilen nuk eshte rene dakord.

Nderkohe, Partia Demokratike e Kosoves, e cila doli fituese ne zgjedhjet e 8 qershorit por pa shumice absolute, ka paralajemruar se do t’i drejtohet Gjykates Kushtetuese, pasi e konsideron te paligjshem kete votim.

Ne fjalen e tij para deputeteve, Mustafa ka premtuar se do te jete nje kryetar mbi palet dhe se interesat e qytetareve te Kosoves do te jene ne plan te pare.

“Faleminderit per besimin. Do punoj ne interes te te gjitha grupeve parlamentare, sepse nje sjellje e tille eshte ne interes te qytetareve. Do te punohet per integrimin e komuniteteve pakice dhe do siguroj qe ne seancen e ardhshme te votohet per nenkryetaret, qe te plotesohen kushtet qe rregullorja e Kuvendit parashikon. Do punojme per dialogun me vendin fqinj dhe per implementimin e marreveshjes”, ka deklaruar Mustafa.

Me heret para votimit, seanca u nderpre pasi deputetja Flora Brovina, si deputetja me e vjeter e Kuvendit, deklaroi se kryesia nuk kishte kompetenca per te zgjedhur kryetarin.

Por pak me vone opozita mblodhi 40 firma per shkarkimin e saj, me pretendimin se po bllokonte punen e Kuvendit dhe ne vend te saj u caktuar deputetja nga pakicat serbe, Milka Vuliç, nen drejtimin e te ciles u votua dhe zgjedhja e Mustafes kryetar.