Ish-agjenti Snowden: Lideri i ISIS Al Baghdadi u trajnua nga “Mossadi” i Izraelit!

Ish-agjenti i NSA-s dhe CIA-s, Edward Snowden, ka zbuluar se udheheqesi i Shtetit Islam te Irakut dhe Sirise, Abu Bakr Al Baghdadi u trajnua ne Izrael. Snowden shtoi se CIA amerikane dhe inteligjenca britanike kane bashkepunuar me Mosadin e Izraelit per te krijuar nje organizate terroriste qe do te ishte ne gjendje per te terhequr te gjithe ekstremistet e botes ne nje vend, duke perdorur nje strategji te quajtur “Foleja e grerezes”. Strategjia “Foleja e grerezes”, ka per qellim te sjelle te gjitha kercenimet kryesore ne nje vend, qe te beje me te lehte percjelljen e tyre dhe kryesisht per te destabilizuar vendet arabe. Agjenti CIA-s ka zbuluar se Ebu Bekr Al Bagdadi ka marre trajnime ushtarake intensive ne inteligjencen izraelite “Mossad”.

Perveç trajnimit ushtarak, Al Bagdadi ka studiuar edhe aftesite e komunikimit dhe te te folurit ne publik ne menyre qe te terheqe “terroristet” nga te gjitha qoshet e botes. Qendra per Kerkime mbi Globalizimin (CRG), nje organizate e pavarur jofitimprurese ne provincen e Quebec-ut, Kanada, e cila fokusohet ne kerkime dhe media, ka bere nje artikull per kete, duke shtuar se tre vendet qe krijuan kete organizate terroriste do te jene ne gjendje te terheqin te gjithe ekstremistet e botes ne nje vend, duke e perdorur strategjine e lartpermendur e njohur si “Foleja e grerezes”. “Zgjidhja e vetme per mbrojtjen e shtetit hebre eshte duke krijuar nje armik prane kufijve te saj”, ka thene Snowden.

Marre nga Blic