14

Ish portieri i kombetares gjermane tashme eshte pjese e Wrestling (Foto)

Ish portieri i Werder Bremen, Hoffenheim dhe i perfaqesueses gjermane, Tim Wiese ka bere debutimin e tij ne sportin e Wrestling. Me emrin ‘The Machine’ 34 vjecari ka debutuar dje ne Mynih ne nje ndeshje skuadre. Ovacionet per Tim Wiese ishin te medha nga publiku gjerman.

“Une qe i vogel kam qene nje tifoz i cmendur i ketij sporti. Tani kam realizuar endrren time duke qene nje wrestler i vertete”, ka deklaruar Wiese.

Ish portieri ka shtuar 30 kilograme gjate nje programi special stervitor. Ndeshjen debutuese ai se bashku me parteret e tij e fitoi.