Pearl-Qatar, Arabi. E dezinjuar te ngjasoje me nje varg perlash, Pearl-Qatar, ne Doha, Qatar, eshte nje ishull artificial prej 4 milione metrash katrore qe krijon 32 km vije te re bregdetare te vendosur 350 metra larg bregut te Doha-s

Ishujt me te bukur artificiale te ndertuar nga njeriu (Foto)

Ishujt artificiale, ata te krijuar nga njerezit, te ndertuar ne te kaluaren e larget dhe qe po behen gjithnje e me te shpeshte ne kohet e sotme, jane ndertuar me metodat dhe materialet me revolucionare dhe te çuditshme qe ekzistojne. Disa prej tyre jane ndertuar mbi shkembinj ekzistues, disa te tjere jane mbushur me rere artificiale dhe te tjere jane ndertuar mbi shkembinj te shperthyer. Materialet e ndertimit variojne qe nga çeliku deri tek ato te riciklueshme. Shkalla e madhesise varion qe nga copat e tokes qe mbajne nje shtylle te vetme ndertese deri tek ato te afta te mbajne komunitete te tera megalitike, qe priren te zgjerohen ne metropole mbi uje. Disa te tjera jane struktura arti, secila me tipare mahnitese dhe karaktere te jashtezakonshme