Itali, sekuestrohen 135 kg marijuane. Ne pranga 5 shqiptare.

Lidhur me artikullin:

Pese shqiptare u arrestuan nga nje operacion anti-droge i policise italiane ne Biellese diten e djeshme. Nga operacioni u sekuestruan 135 kilograme lende narkotike marijuane.

Gjithçka nisi kur u ndalua nje makine Fiat Punto, ne te cilin udhetonte nje çift, dhe nga kontrolli iu gjeten 90 pako me peshe 88 kilograme marijuane. Autoritetet italiane me pas bastisen shtepite e tyre dhe pas kerkimeve u arrestuan edhe tre shqiptare te tjere, mes tyre edhe nje tjeter grua.

Gjithashtu u sekuestrua edhe pjesa tjeter e droges, duke e çuar ne 135 kg marijuane sasine e lende narkotike te kapur ne total. Sipas hetimeve paraprake te policise, grupi i shqiptareve do ta shiste marijuanen ne tregun vendas, vlera e se ciles llogaritet rreth 300 mije Euro.