Italia e Conte ne raundin e dyte. Ibrahimovic dhe Suedia rrezikojne

Nuk luan bukur, vuan ne sulm e megjithate Italia e Antonio Conte-s e sheh veten ne 1/8-at e Kampionatit Europian vetem pas dy ndeshjeve te luajtura. Te kalterit fituan 1-0 per Suedise dhe nisen arratisjen ne Grupin E, ku kryesojne me 6 pike te plota. Kaq mjaftoi qe Italia te kualifikohej. Sfida ne Tuluze u vendos nga goli i Eder ne minuten e 88-te te sfides, qe u karakterizua nga lufta e fort sportive dhe ku u regjistruan pak raste te pastra per gol.

Me suksesin e dyte ne po kaq ndeshje ne Euro 2016, Italia thyen tabune ku prej 16 vjetesh nuk fitonte ne sfiden e dyte te nje turneu madhor.Ne anen tjeter, me vetem nje pike ne renditje, Ibrahimovic dhe Suedia rrezikojne te eliminohen prej fazes se grupeve. Nje lloj hakmarrje, per barazimin e “pilotuar” 2-2 te suedezeve me Danimarken, qe nxorri jashte loje italianet ne Euro 2004.

Italia fitoi dhe siguroi vendin e pare ne grup, pavaresisht se sipas llogarive, duke fituar grupin, te besuarit e Antonio Contes rrezikojne te gjejne ne rrugen e tyre Spanjes ose Kroacine ne 1/8-at, per te vazhduar me rrezikun qe ne çerekfinale te ndeshen me Gjermanine dhe ne gjysmefinale me Francen. Megjithate, per te triumfuar ne Kampionatin Europian, eshte e nevojshme te fitosh perballe skuadrave me te mira dhe Italia e ka te qarte.