Italia ka frike nga shqiptaret. Zgjedh stadiumin me te vogel

Lidhur me artikullin:

Palermo eshte destinacioni me i mundshem per ndeshjen Itali-Shqiperi te 24 Marsit. Mediat italiane japin disa alternativa per sfiden eliminatore te radhes per kuqezinjte e De Biasit, te cilet do te vizitojne Italine per sfiden e pare te Grupit G ndaj te kalterve. Ne kete menyre, Federata Italiane e Futbollit po studion alternativat dhe ne radhe te pare qendron hipoteza e stadiumit te Palermos, “Renzo Barbera”. Gjithsesi, “Gazzetta Dello Sport” thekson se drejtuesit e federates nuk kane marre ende nje vendim perfundimtar dhe dy alternativa te tjera jane “Dacia Arena” ne Udine dhe stadiumi i Sassuolo ne Regio Emilia.

Krahasuar me dy alternativat e fundit, hipoteza Palermo mund te rezultoje edhe me e preferuara per federaten italiane. Ne zonen e Siçilise, komuniteti i shqiptareve eshte me i vogel se sa ne pjesen tjeter te Italise dhe ne kete menyre do te reduktohej ndjeshem numri i shqiptareve ne stadium, ashtu siç ndodhi ne perballjen miqesore te Gjenoves ku ngjyrat kuqezi ndezen stadiumin “Luiggi Ferraris”.

Ne krahun tjeter, Udine mund te rezultoje nje stadium me i pershtatshem per shkak te numrit te madh te shqiptareve ne zonen e Friulit, ndersa “Mapei Stadium” ne Reggio Emilia ka nje kapacitet prej 23 mije vendesh dhe sektori i tifozeve kuqezi do te ishte i kufizuar.