Izraeli therret mbi 16 mije ushtarake rezerviste

IZRAEL – Izraeli ka thirrur mbi 16 mije rezerviste per te rritur kapacitet ushtarake teksa po lufton kunder militanteve te Hamasit. Ne kete menyre numri I tyre shkon ne 86 mije bene te ditur autoritetet ushtarake. ofensiva ushtarake e Izraelit ne Gaza po vazhdon dhe numri i viktimave palestineze vazhdon te rritet.

Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki-Moon, tha se nga bombardimet e forcave izraelite ne nje kompleks te udhehequr nga OKB-ja, e perdorur si strehe u vrane te pakten 15 palestineze dhe u plagosen dhjetera te tjere. Ky sulm tha Ban ishte skandaloze dhe i pajustifikueshem. Izraeli tha se militantet e Hamasit kane shtene me raketa afer kompleksit dhe forcat e Izraelit i jane pergjigjur me zjarr.

Zyrtaret izraelite thane se jane duke u fokusuar ne shkaterrimin e tuneleve te militanteve palestineze qe jane perdorur per sulme ne Izrael. Zyrtaret e Gazes thone se te pakten 1 361 palestineze, shumica e tyre civile, jane vrare ne territorin palestinez. Izraeli ka humbur 56 ushtare ne perleshje dhe tre civileve nga raketat palestineze qe kur kane nisur luftimet.