Ja kush eshte shqiptari me i rrezikshem ne Bote.

Kjo nuk eshte nga ato gjerat alla – James Bond. Jo aq shume per shkak te kostumeve, pijeve apo makinave te shtrenjta, per te cilat ia vlen te vrasesh.

Por nese po kerkoni modelin e kriminelit, nuk duhet te shkoni me larg se shqiptaro-maqedonasi, ‘shtypesi i burrave’, Daut Kadriovski. Ne te 50-tat dhe i kerkuar ne 12 shtete europiane per çdo krim, nga armet, makinat, droga, trafiku i organeve dhe qenieve njerezore, Kadriovski, sipas Europolit, eshte ne maje te nje organizate kriminale te pashoqe per fshehtesine dhe brutalitetin. Dy cilesi qe nuk jane te lidhura edhe aq rastesisht.

“Ne kishim nje nga anetaret e kesaj organizate kriminale dhe po perpiqeshim qe ta kthenim ne bashkepunetor,” kujton ish-polici i krimeve ne Nju Jork, Fred Santoro, qe shpjegon perpjekjet e tij per te kthyer ne informator nje te burgosur shqiptar.

Por gangsteri u ngrit ne kembe dhe kerkoi qe te kthehej ne qeli per te vuajtur denimin prej 30 vitesh per shantazh.

Santoro- i shokuar dhe shume familjar me menyren se si mafiozet italiane pranonin qe te bashkepunonin per uljen e denimit- e pyeti shqiptarin se perse nuk pranon.

“Ai u kthye dhe ishte shume i qarte: ‘Ata do me vrasin nenen, babane, vellezerit, motrat, femijet, gruan, kedo qe njoh. Prandaj nuk pranoj, faleminderit’. Shqiptaret jane te eger”.

Te eger dhe mesa duket me te zgjuar se ariu mesatar, pasi Kadriovski eshte arrestuar te pakten dy here. Heren e pare u arrestua ne vitin 1985 ne Gjermani per trafik droge. E plasen ne burg dhe i sekuestruan vilat, jahtet dhe makinat. Plani ishte qe ta kyçnin brenda dhe t’ia flaknin çelesin tutje, por shume shpejt bene gabimin qe nuk duhej: e lane te endej. Dhe ai u end… Pati akuza ndaj atyre qe e ruanin, por fakti eshte se ne vitin 1993, ai ishte nisur per ne Nju Jork dhe njerezit e quanin te arratisur. Me pas ai u be bashkepunetor i disa prej familjeve mafioze ne nje zone ku shqiptaret ne pergjithesi dalloheshin si vrases.

Te rrezikshem dhe te paparashikueshem, megjithate vrases te mire.

Keshtu, me nje kembe ne Nju Jork dhe Filadelfia, Kadriovski zgjeroi ate qe dinte te bente me mire, perveç vrasjes; dhe tani organizata e tij kriminale mendohet se eshte burimi kryesor i herorines ne Ameriken e Veriut, e cila vjen nga Afganistani, sipas FBI.

Per shkak se, shiheni edhe vete, Daut Kadriovski, i njohur edhe si Mehmet Hajdini, eshte pjese e nje lidhje myslimano-shqiptare me organizaten ne hije, Al Kaeda.

Ai ka me shume lidhje edhe se nje central, diçka qe i duhet.

Me fjale te tjera: nje lidhje heroine-per-kokaine me kolumbianet, plus qindra bashkepunetore qe trafikojne droge ne Australi, Kanada, Meksike, Holande, Peru, Venezuele dhe kudo ne BE. Çka na sjell ne tek arrestimi i dyte i Kadriovskit: 2 shtator 2001, kur u kyç ne nje rajon policie ne Tirane, Shqiperi, pas arrestimit nga vendoret dhe Interpoli per trafik droge. Diçka qe ne terma letrare njihet edhe si paralajmerimi: Kadriovski u zhduk serish dhe ka thashetheme nga viti i shkuar se ai ka vdekur. Ose “ka vdekur”.

“Pa trupin e tij, thjesht nuk e kemi kapur akoma,” thote polici i dale ne pension, Eddie Williams.

Por Kadriovski dhe shqiptaret ne pergjithesi jane duke vazhduar aktivitetin e tyre kriminal dhe gjakatar si zakonisht.

Santoro sjell nje detaj interesant.

“Shqiptaret hapen nje klub ne nje vend shume tradicional te mafias,” thote ai.

Mafia italiane dergoi dy gangstere per te shtrenguar pronaret e rinj per te dhene pagesat.

Lajmi shkoi deri lart dhe bosat shqiptare vendosen te ulen ne takim.

Santoro thote se ajo qe ndodhi me pas, e mesuar permes pergjimeve, e ka surprizuar edhe ate.

Thuajse e gjithe banda e nivelit te ulet shkoi ne Bronks te takohej me shqiptaret.

“Shqiptaret i bene m… ne dru, duke u thyer krahet,” thote Santoro.

Perfundimisht mafia italiane vendosi t’i lere shqiptaret, per arsye te komplikuara, por mesa duket ‘arsye biznesi’.

Dhe Kadriovski, i gjalle apo i vdekur, akoma i ka gjurmet ne shume biznese te vjetra te tij, nuk ka rendesi nese eshte rrembim vajzash te reja per skllaveri seksuale, vrasje kamarieresh sepse perzihen ne gjera apo urdherimi i nje grabitje prej 19 milione dollaresh permes internetit, njesoj si dashnori i pijes dhe vrasjes, Zef Mustafa, per koken e te cilit jane vene 5 milione dollare, por ka shmangur arrestin dhe tani eshte ne liri.

Kadriovski krijoi nje organizate ne baze te peshes absolute te intensitetit dhe egersise, diçka qe dikur prokurori italian Cataldo Motta e quante “nje kercenim ndaj shoqerise perendimore”.

Dhe kur meson se shqiptaret humben nje ngarkese prej 125 milione dollare heroine nen kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani, dhe FBI thote se pergjigja e pare e tyre ishte te vendosnin nen mbrojtje prokurorin Alan Cohen dhe detektivin Jack Delemore, e kupton pse.

Te tjere mund te pranojne me gjithe zemer vleresimin e Motta-s: Prokuroria e Nju Jorkut, Antidroga, Policia e Nju Jorkut, Zyra e Sigurise se Brendshme, Zyra e Emigracionit, Zyra e Hetimit Tatimor, Marshallet Amerikane, madje i gjithe Bordi i Kontrollit te Narkotikeve, qe ishin pjese e ketij aksioni.

Pa pasur trupin e Kadriovskit, ai mbetet nje kujtese shume prezente e faktit se, ndonjehere me shume se ç’duam, sistemi nuk punon mire.

Dhe, me jo me pak se presidentin amerikan, Barack Obama, qe vendosi sanksione ndaj trafikantit Naser Kelmendi dy vite me pare, mos prisni qe moti te ndryshoje shpejt.

“Kadriovski, gjalle ose i vdekur, thote te njejten gje, vertet,” thote Hannah Elliott, nje revolucionare e veteshpallur e drejtesise penale nga Universiteti i Floridas.

“Ndonjehere, drejtesia nuk sherbehet kurre”.

Nje fakt qe do e gezonte shume Kadriovskin, pa dyshim

/mapo