Ja kush jane kater njerezit me rrogen me te madhe ne Kosove

Sipas deklarimit te pasurise qe kane bere ne Agjencine Kosovare Kunder Korrupsionit, ne Kosove jane kater super drejtor menaxhues te paguar. Pagat e tyre jane prej mbi 2600 deri ne rreth 6000 euro.
Ne Kosove nuk eshte as presidentja e as kryeministri nder personat me te paguar. Njeriu i cili menaxhon me kontributet pensionale te kosovareve, perfshire edhe udheheqesit e shtetit paguhet shume me shume se sa e para e vendit, Atifete Jahjaga, e cila merr page mujore prej 2873.20 euro e brenda nje viti paguhet 34478.4 euro.

E kryeministri Hashim Thaçi ka page dukshem me te ulet se presidentja. Madje ai ka pagen me te ulet edhe se kater top menaxheret disa kompanive publike e institucioneve te pavarura financiare ne Kosove. Thaçi ka page mujore prej 1443.16 euro, kurse brenda vitit merr 17318 euro.

Drejtori menaxhes i Trusti-t, Ardian Zalli, ka nje page mujore prej 5958.33 euro, apo brenda nje viti merr page ne total prej 71500 euro.

E kryeshefi ekzekutiv i Poste Telekomit te Kosoves (PTK), Ejup Qerimi, ka pagen mujore prej 4150 euro, qe ne total i bie se brenda vitit per kete pune merr 49800 euro, transmeton Telegrafi.

Guvernatori i Bankes Qendrore te Kosoves (BQK), Bedri Hamza, renditet i treti per ka pagesa. Ai ne muaj paguhet 4140 euro, apo brenda nje viti 49680 euro.

Listen e kater top menaxhereve me te paguar ne vend e mbyll drejtori menaxhues i Korporates Energjetike te Kosoves (KEK), Arben Gjukaj, i cili merr page mujore prej 2637 euro, ne konton e te cilit gjate nje viti “deponohen” hiq me pak se 31644 euro.

(Gazeta Express)