Ja kush jane oligarket me te famshem ruse qe zoterojne miliarda euro

Lidhur me artikullin:

Pabarazia ne te ardhurat e ruseve shkon tej çdo lloj imagjinate. Vetem 100 miliardere kane ne duar nje te treten e pasurise se vendit. Shkaku eshte kryesisht dekada kaotike e viteve nentedhjete. Burra sipermarres dhe te pameshirshem (ata jane praktikisht te gjithe burra) moren ne dore thela te medha nga industrite e privatizuara me shpejtesi te ish Bashkimit Sovjetik, ose fituan miliona duke futur ne vend mallra te shume kerkuara eksporti nga perendimi.

Kohet e fundit, ata nuk i kane kufizuar interesat e tyre vetem brenda Rusise. Ne 15 vitet e shkuara, nje grusht oligarkesh kane “perpire” edhe kompani me fame ne perendim.

Disa prej ketyre oligarkeve nuk e quajne me Rusine si shtepine e tyre: Ata jane zhvendosur ne Mbreterine e Bashkuar dhe SHBA, ose vende te tjera post komuniste. Por ato kane shtene ne duar edhe interesa te medha ne Europe dhe Ameriken e Veriut, duke kontrolluar organizata te tilla si klube futbolli, apo grupe te medhenj industriale.

Alisher Usmanov – “Arsenal”

Holding-u i Usmanovit, Red & White, zoteron rreth 30 % te aksioneve te Arsenalit. Ai i ndan ato me Farhad Moshiri-n, nje tjeter manjat çeliku. Fillimisht keto aksione ishin 14.65%, dhe ato kane ardhur duke u rritur dalengadale. Ne te kaluaren, manjati rus eshte shprehur se do te deshironte t’i shtonte kuotat e tij. Per momentin, miliarderi Stan Kroenke eshte aksioneri me i madh.

Alexander dhe Evgeny Lebedev – “Evening Standard” / “Independent”

34-vjeçari Evgeny Lebedev dhe babai i tij Alexander Lebedev, jane ortake te gazetave britanike me nje tirazh, te marra se bashku, prej me shume se nje milion kopje ne dite: The Independent dhe Evening Standard, qe ofrohet falas, perbejne nje perandori mediatike ne Britani. Oligarket ruse kane bere nje pune te madhe per zgjerimin e influences se tyre ne vendin e origjines (Alexander Lebedev eshte pronar i pjesshem i Gazetes Ruse “Liberale Novaya”), por perandori te huaja te shtypit jane me te rralla. Lebedev e ndertoi pasurine e tij ne sistemin bankar, duke lundruar neper stuhine Ruse te viteve 1990.

Oleg Deripaska – “Strabag SE”

Oleg Deripaska eshte shefi i RUSAL, kompania me e madhe boterore e aluminit dhe eshte i lidhur ngushtesisht me politiken Ruse. Ai ka bere investime te medha ne ndertimin e Lojerave Olimpike Dimerore te vitit 2014 qe u zhvilluan ne Sochi. Deripaska tani ka nje pakice bllokuese aksionesh ne “Strabag”: Nuk eshte nje nga kompanite me rrezellitese ne liste, por eshte gjithesesi e madhe. eshte nje nga kompanite me te medha te ndertimit ne Europe, me te ardhura mbi 10 miliarde Euro, dhe me shume se 70,000 te punesuar.

Yuri Milner – “Facebook”, “Twitter”

Pasuria e Milner arriti majat ne mesin e viteve 1990, si drejtor ekzekutiv i nje kompanie ndermjetese investimesh ne zoterim te Mikhail Khodorkovsky, i cili u be i famshem kur doli nga rrethi i te preferuarve te Vladimir Putin dhe kaloi plot tete vite ne burg. Ai ka bere disa baste tejet te guximshem per kompanite Amerikane te mediave sociale. Milner bleu aksione ne Facebook pas ne 2009-es, dhe mbajti 5.5 % te kompanise me Initial Public Offering (fillimin e kuotimit ne Burse), duke e kthyer nje investim 200 milion dollaresh, ne me shume se 1 miliarde dollare brenda vetem pak vitesh.
Ne te njejten menyre, diten kur Twitter doli ne burse investimi i Milner-it ne Twitter, rreth 400 milione $ ne 2011, ne momentin e kuotimit arriti ne 8 miliarde dollare. Ne kete moment, kompania e ka vleren 26 miliarde dollare.

Dmitry Rybolovlev – “AS Monaco”, Banka e Qipros

Rybovlev zoteronte nje shumice aksionesh ne kompanine e kuotuar londineze “Uralkali” deri ne 2010. Nje vit me vone, ai bleu dy te tretat e aksioneve ne AS Monako, nje klub futbolli i madh Europian. Ai e ka bere Monakon nje klub qe shpenzon tmerresisht shume, duke blere lojtare si Radamel Falcao (i cili me vone shkoi tek Manchester United) dhe James Rodriguez, fitues i Kepuces se Arte ne Kupen e Botes”. Ne kohen e krizes se Qipros ne vitin 2013, Rybolev zoteronte thjesht me pak sesa 10 % te Bankes se Qipros, duke e bere ate aksionerin me te madh pa partner.

Roman Abramovich – “Chelsea Football Club”

Ne ndryshim nga aksioneri i arsenalit Alisher Usmanov, Abramovich zoteron nje shumice aksionesh tek Chelsea, te cilen e bleu ne vitin 2003. Ai eshte nje oligark ne kuptimin e vertete te fjales, dhe gezon driten jeshile te politikes, e cila eshte e hapur ndaj nje klase te caktuar te multimiliardereve ruse (ai ishte guvernator i Chukotkas, nje rajon ne veri lindje te Rusise, per tete vjete). Klubet e futbollit jane sa nje pune e dashur, aq edhe nje lope e arte per miliarderet globale, dhe Chelsea perben vetem nje pjese te vogel te perandorise se Abramovich-it. Por ai regjistroi nje shifer rekord prej 18 millione paundesh ne vitin fiskal 2013-14.

Alexei Mordashov – “Lucchini”

Mordashov “perpiu” aksionet qe u ishin ofruar punetoreve ne industrite shteterore, ndersa ato privatizoheshin ne vitet 1990, dhe shume shpejt u be i pasur. Si shume oligarke te tjere ne liste, ai i ka bere parate me metale. Ne 2010-en, Mordashov bleu “Lucchini”-in, nje nga prodhuesit me te medhenj te çelikut, por kompania kaloi ne administrim te kontrolluar ne vitin 2012, dhe ai ende eshte duke kerkuar per nje bleres. Nuk eshte interesi i tij i vetem europian: Ai zoteron çerekun e nje grupi udhetimi Gjerman “TUI”.

Mikhail Prokhorov – “Brooklyn Nets”

Prokhorov eshte njeri nga emrat me te famshem ne liste. Ai eshte nje oligark tjeter i cili beri pasuri ne industrine e metaleve, dhe u fut si kandidat ne zgjedhjen presidenciale ruse ne 2012-en. Ne vitin 2010, Prokhorov bleu New Yersey Nets dhe me pas i zhvendosi ne Brooklyn. Ne keto momente duket se ai ka deshire qe te shese.

Alexander Abramov – Uzinat e e Çelikut te Oregon

Abramov eshte njeri nga partneret e biznesit te Roman Abramovichit, dhe kontrollon nje sasi shume te madhe te çelikut te Rusise, permes gjigandit industrial Evraz. Ne 2007-en, ai filloi te blinte interesa ne Shtetet e Bashkuara. Kjo perfshiu Oregon Steel Mills dhe Claymont Steel. Kjo e fundit eshte tani e mbyllur, por me te ardhura me shume sesa 1 miliarde dollare uzinat e tij ne Ameriken e Veriut gjenerojne nje te pesten e te ardhurave te tyre dhe interesat amerikane mund te fluturojne ne burse.

Len Blavatnik – “Warner Music Group”

Blavatnik, nje qytetar amerikan, eshte dukshem shume i palumtur kur i referohesh si nje oligark. Ai e filloi karrieren e tij te biznesit ne SHBA, perpara shembjes se BRSS. Por ai padyshim mblodhi shume para ne situaten qe u krijua menjehere pas shembjes, duke perpire asete te sapo privatizuara me nje tjeter rus, Viktor Vekselberg. Me Access Industries, kompania te cilen e ngriti ne New York ne 1980-en dhe te cilen e zoteron edhe sot, bleu Warner Music per 3.3 miliarde dollare ne vitin 2011. Mund te jete kompania me e madhe oligarkike ne Ameriken e Veriut.

Mikhail Fridman – “RWE Dea”

Mikhail Fridman themeloi Alfa-Eco ne vitin 1989, e cila me ne fund u be Alfa Grup, nje firme investuese qe zoteron nje sere interesash te ndryshme ne Rusi. Blerja nga Fridman e RWE Dea vitin e shkuar i kushtoi atij 7.1 miliarde dollare sipas Bloomberg, ndoshta blerja me e madhe e nje kompanie europiane nga nje rus. eshte filial i naftes dhe gazit i RWE-se se Gjermanise, firma e dyte me e madhe e vendit per energjine. Rusia ka industrine e naftes dhe gazit te veten, por blerja i jep Friedman-it nje prani te madhe ne kete sektor ne pjesen tjeter te Europes.