Ja kush janë stadiumet ku do të luhen ndeshjet e kampionatit Botëror

Kaliningradi i bukur është një nga qytetet pritëse të kampionatit botëror “Rusi 2018”. Stadiumi mban emrin “Kaliningrad”, ashtu si vetë enklava ruse, që shtrihet në hapësirën ndërmjet Polonisë dhe Lituanisë, buzë detit Baltik.

Ky stadium është shembur dhe rindërtuar nga e para në periudhën 2016-2018, për të qenë gati më 12 Maj të këtij viti, me një kapacitet prej 35.212 personash. Në stadiumin “Kaliningrad” do të luhen 4 sfida të fazës në grupe, sipas kalendarit të mëposhtëm:

Kroaci-Nigeri, 16 Qershor 2018
Serbi-Zvicër, 22 Qershor 2018
Spanjë-Marok, 25 Qershor 2018
Angli-Belgjikë, 28 Qershor 2018