Ja pse Beyonce eshte gjithmone ne forme

“Queen B”, biznesi qe promovon 100 per qind produktet natyrale

Beyonce e do boten vegjetariane, aq sa po konkurron edhe me Gwyneth Paltrow-n, e cila ka nje faqe web-i “Goop”, ku promovon shume produkte vegjetariane. Edhe Bey, per te gjithe fansat e saj, ka marre persiper nje nisme: te ushqehen me sa me shume produkte bimore. Por porosite nuk kane mbetur vetem ne teori. Tashme, Bey te gjithe deshiren per te qene e shendetshme vetem me produkte vegjetariane po kerkon ta ktheje ne biznes.

Para me shume se nje viti, me iniciativen e bashkeshortit, Jay-Z, Bey vendosi te provonte nje diete 22-ditore vetem me produkte vegjetariane. Çifti vendosi te eliminoje nga pjatat mishin, peshkun, vezet, gjalpin, erezat dhe çdo ushqim tjeter me origjine shtazore. Ideja iu ka lindur kur nje mik i dashur vegjetarian, i cili i kishte keshilluar te provonin nje mengjes te perditshem vetem me produkte bimore. Pasi ndoqen per 22 dite pa nderprerje kete menyre te re te ushqyeri, ata e perdornin dieten sa here e konsideronin te nevojshme, por pa fituar varesi. Megjithate, me kalimin e kohes dhe me ndihmen e trajnerit te saj personal, kengetarja ka vendosur ta ktheje ne biznes idene e saj.

Per 9.76-16.50 dollare, fansat e Beyonce mund te hane si ajo ne mengjes, dreke dhe darke, fale sherbimit ne shtepi te vakteve nga biznesi me i ri “Queen B”. Kjo eshte nje menyre shume e mire per t’u ndier gjithmone ne forme, por edhe per nje pastrim shpirteror dhe fizik. Ushqimet qe rekomandohen nga “Queen B” jane te varfra ne yndyrna, kripe e sheqerna dhe jane 100 per qind bimore.