Ja se cfare ndodh nese refuzohet azili ne Gjermani

Lidhur me artikullin:

Azil ne Gjermani perfitojne njerezit, qe jane te perndjekur politikisht. Persa i perket qytetareve nga te ashtuquajturat “vende te sigurta te origjines” Zyra Federale per Migracion dhe Refugjate, (BAMFS), supozon se ata nuk jane te rrezikuar nga perndjekja politike. Keshtu qe kerkesa per azil eshte “dukshem e pabaze”, thuhet ne § 29a te Ligjit te procedures se azilit. Vitin e kaluar Serbia, Bosnja-Hercegovina dhe Maqedonia jane shpallur shtete te tilla, aktualisht po diskutohet per Kosoven, Shqiperine dhe Malin e Zi.Megjithate prej supozimit se kerkesa eshte e pajustifikuar, nuk shfuqizohet procedura e azilit ne Gjermani.

Detyra e autoriteteve per shqyrtimin e secilit rast vazhdon te mbetet. Azilkerkuesi duhet te degjohet dhe vazhdon te gezoje te drejten e ankimit kunder refuzimit te kerkeses per azil. Jurisiti Maximilian Pichl i organizates per te drejtat e njeriut Pro Asyl thekson megjithate se per njerezit nga keto vende respektohen afate te tjera. Si rregull ata jane shume te shkurtuara. Dhe shanset e suksesit te nje ankese kunder vendimit jane minimale. Kuotat e njohjes se kerkesave per azil ne gusht e demonstrojne kete qarte: nga Maqedonia 0,4 per qind te refugjateve u eshte njohur e drejta per azil, nga Serbia 0,1, nga Shqiperia 0,2 dhe Kosova 0,3 per qind.

Azil, duldung dhe e drejta per pune

Nese refuzohet aplikimi per azil i nje personi, atij i jepet ne Gjermani Duldung (qendrim i toleruar pekohesisht). Duldung ne te drejten gjermane te qendrimit do te thote “pezullim i perkohshem i debimit”. Duldung jepet per nje periudhe maksimale prej gjashte muajsh, pas kesaj ai duhet rinovuar. Per personat me status Duldung ka rregulla te veçanta lidhur me mundesine per te punuar.

Maximilian Pichl i Pro Asyl thote se njerezit nga keto vende shpesh jane te privuar nga çdo lloj pune. Autoritetet ne keto raste nisen nga “kendveshtrimi i politikes se migrimit”. Ne gjuhe te thjeshte kjo do te thote, te ashtuquajturit emigrante ekonomike nuk duhen joshur qe te kerkojne azil ne Gjermani, me qellim qe ne kohen qe kane Duldung te punojne dhe te fitojne para. Llogaria eshte e thjeshte dhe e qarte, azilkerkuesve nga keto vende duhet t’u behet me e veshtire.

Çfare ndodh pas refuzimit te kerkeses per azil?

Nese ka nje vendim perfundimtar negativ, autoritetet e imigracionit apo Zyra Federale per Migracion dhe Refugjate (BAMF) percakton afatin kohor, brenda te cilit duhet bere largimi nga Gjermania. Keto afate arrijne zakonisht deri ne nje muaj. Brenda kesaj periudhe, keshtu eshte logjike, duhet bere ndarja nga te njohurit, te rregullohen gjerat, te çregjistrohen femijet nga shkolla. Gjate ketij afati paguhen madje akoma perfitimet sociale dhe personi gezon sigurimin social ne Gjermani.

Pas skadimit te afatit mund te behet debimi i detyruar, heret apo vone ne varesi te landit federal. Zakonisht nuk jepen data konkrete. Mund te ndodhe qe policia ta kryeje debimin ne mes te nates. Atehere mbetet pak kohe per te mbledhur plaçkat, apo per te thene lamtumire. Sidomos per femijet, qe shkojne ne shkolle ne Gjermani dhe kane shoke, nje debim i tille i papritur mund te jete traumatizues, konstaton studimi i UNICEF-it “Vuajtje e heshtur” i vitit 2012.

Joshje per t’u larguar vullnetar

Autoritetet ne Gjermani i keshillojne azilkerkuesit e refuzuar qe te largohen vullnetarisht. Ndryshime ka nga landi ne land. Ne Hamburg zyra e te huajve ka publikuar nje llogaritje model ne faqen e saj. Aty merren persiper shpenzimet e udhetimit, permendet edhe mundesia e marrjes se nje mbeshtetjeje te metejshme financiare per ushqim dhe per “lehtesimin e riintegrimit ne vendin e origjines”, thuhet ne faqen e internetit te zyres se te huajve Hamburg. Shifra te sakta nuk jepen, ato jane te ndryshme nga rasti ne rast, pergjigjet kjo zyre.

Shifra konkrete jepen vetem per rastin, nese dikush nuk largohet vullnetarisht. Nje bilete ajrore brenda Evropes mund te blihet per 150 euro, nese kujdesesh per te vullnetarisht dhe ne kohe. Ne qofte se deboheni me detyrim shpenzimet mund te jene 4-5 fish me te larta, perveç kesaj shpenzimet e deportimit duhet t’i paguash vete, me 111,40 euro ne dite. Kush largohet vullnetarisht mund te hyje perseri ne BE apo ne Gjermani. Kush eshte debuar nuk lejohet me.