James Rodriguez: “Nuk largohem nga Real Madrid”

Lidhur me artikullin:

James Rodriguez deshiron ta vazhdoje karrieren te Real Madrid. Sefundmi eshte folur shume ne media per nje largim te mundshem te yllit kolumbian nga Los Blancos por per ti hedhur poshte keto zera ka menduar vete James. 25-vjecari nga Cucuta i cili eshte ne ditet e fundit te pushimeve ne nje interviste ka deklaruar se ai eshte i lumtur te Real Madrid dhe objektivi i tij eshte te qendroje per shume vite te klubi merengues dhe te fitoje trofe me Real.

Sezoni i fundit nuk ishte shume i mire ne aspektin personal per James Rodriguez i cili per shkak te disa demtimeve humbi vendin e titullarit ne skuader, ndersa me pas nuk bente pjese ne zgjedhjet e para te trajnerit te ri Zinedine Zidane. Gjithsesi James mendon se i ka te gjitha mundesite per te qene serish i njejti lojtar me te cilin u dashuruan te gjithe ne perfundim te Boterorit Brazil 2014. James kerkon te nise sa me shpejte pergatitjet me skuadren ne menyre qe me formen dhe lojrat e tij te binde francezin Zidane ti jape nje vend titullari ne formacionin e Los Blancos.

Real Madrid e bleu 25-vjecarin per 80 milione Euro nga francezet e Monacos ne vitin 2014. Perpara disa diteve e ardhmja e James Rodriguez dukej larg Real por pas deklaratave te fundit te vete futbollistit me shume gjasa ylli i Los Cafeteros do ta vazhdoje karrieren ne Santiago Bernabeu.