Jan Pastwa: Gati te transferojme eksperiencen tone administrates shqiptare

 

RUDINA HOXHA 

Drejtori i Shkolles Polake te Administrates Publike, me nje prestigj te madh jo vetem ne vend por edhe jashte saj, Jan Pastwa, shpreh gadishmerine e tij per te bashkepunuar me palen Shqipetare ne trajnimin e nenpunesve civile dhe te administrates publike ne pergjithesi.
“KSAP eshte entuziaste te hyje ne bashkepunim, te transferoje njohurite e akumuluara dhe te ndihmoje Shqiperine ne zhvillimin e administrates publike. Ne do te bashkepunonim me kenaqesi ne fusha te ndryshme, te percaktuara nga partneret shqipetare,” thote Pastwa ne nje interviste ekskluzive.

 
Kjo Shkolle (Krajowa Szkoła Administracji Publicznej – KSAP) operon prej 23 vitesh ne Poloni dhe “ka prodhuar” eksperte te pergatitur profesionalisht dhe te pavarur politikisht per te kryer reformat integruese te Polonise.

– Trajnimi i administrates publike eshte ne qender te vemendjes ne Shqiperi. A shikoni ndonje menyre bashkepunimi midis KSAP dhe Shqiperise? Nese po, çfare nevojitet per ta bere ate realitet?
– Bashkepunimi nderkombetar ka qene nje agjent i pandashem i zhvillimit te KSAP qe nga fillimi dhe do te vazhdoje te jete keshtu. Megjithate, natyra e saj ka ndryshuar nga maredhenia e “marreses se donacioneve” dmth, ndihma e dhene nga demokracite e zhvilluara Perendimore qe nga fillimet e KSAP nepermjet bashkepunimit dypalesh me institucionet e organizatat e ndryshme partnere per te konkuruar per ndihme, pikesepari brenda kuadrit te programeve te BE-se. Bazuar ne keto njohuri, ne duhej ta modifikonim KSAP per tju pershtatur nevojave te vendit tone.
Tani KSAP mund ti transferoje njohurine dhe eksperiencen e saj te shoqeruar me pergatitjen e nenpunesve civile te nivelit te larte vendeve te cilat jane ne proçes reformimi te administrates se tyre, sidomos vendeve me te njejtin background historik. Per shembull, prej tre vitesh, KSAP, ne bashkepunim me Ministrine e Jashtme Polake, po pergatit rregullisht trajnime speciale te dedikuara nenpunesve civile nga vendet e Partneritetit Lindor. Gjithashtu, KSAP merr pjese ne projektet e binjakezimit ne fushen e administrates si nje partner i ri (junior) dhe i larte (senior)
KSAP eshte entuziaste te hyje ne bashkepunim, te transferoje njohurite e akumuluara dhe te ndihmoje Shqiperine ne zhvillimin e administrates publike. Ne do te bashkepunonim me kenaqesi ne fusha te ndryshme, te percaktuara nga partneret shqipetare, megjithese, per shkak te kufizimit te shpenzimeve, pala shqiptare duhet te kerkoje financim, sepse nje Akt i Qeshorit te 1991 e la Shkollen Kombetare me statusin e nje institucioni te financuar me se shumti nga buxheti i shtetit, megjithese e ka te drejten te fitoje te ardhurat e saj.

– Jo vetem Shqiperia ka nje problem me nocionin “i pavarur’. Si arrin KSAP te garantoje ne veçanti “eksperte te pavarur”?
– KSAP zbaton misionin e saj te trajnimit te nenpunesve te larte civile me te gjithe kujdesin per te siguruar nje nivel te larte te lektoreve dhe eksperteve te saj. Perderisa shkolla nuk ka mesuesit e saj, ajo mund te rekrutoje lektore, trajnere dhe eksperte plotesisht te pavarur dhe me te miret profesionalisht qe gjenden ne treg. Te testuar ne shume projekte, trajnime, seminare dhe konferenca te organizuara nga KSAP, ata marrin vleresime shume te larta nga pjesemarresit ne keto aktivitete. KSAP kombinion njohurite me praktiken. Ne procesin e perzgjedhjes, ajo udhehiqet nga kritere te rendesishme profesionale. Shkolla perfiton edhe nga bashkepunimi me ministrite dhe zyrat e administrates qendrore ne kete aspekt, shpesh me te diplomuarit e punesuar ne pozicione te larta ne administraten polake.

shkolle2

– Nga se karakterizohet nje ekspert, i trajnuar nga KSAP?
– Nje ekspert i sapotrajnuar, i quajtur nje i diplomuar nga KSAP, duhet te jete kompetent, i besueshem, politikisht neutral dhe i afte te jete pergjegjes per te gjitha çeshtjet e besuara atij. Roli i nenpunesit civil eshte te siguroje nje funksionim efikas te sistemit administrativ te shtetit, pavaresisht situates politike. Nje i diplomuar nga KSAP ka sensin e punes per shtetin, shoqerine dhe te miren e perbashket. Ajo çka eshte thelbesore eshte se ata qe diplomohen nga Shkolla Kombetare e Administrates Publike jane nen detyrimin e marrjes se pozicioneve ne administraten qendrore per nje minimum prej 5 vitesh, poste te zgjedhura midis atyre te vena ne dispozicion per te diplomuarit nga Kryeministri. Keshtu, me shume se 1,100 individet, te cilet kane perfunduar studimet e tyre ne KSAP qe nga 1990, po permbushin detyrat e tyre ne nivele te ndryshme te administrates publike ne vend dhe jashte. Ata jane punesuar ne qeverine qendrore dhe lokale ose rajonale, ne misionet diplomatike te Polonise te llojeve te ndryshme dhe ne organizatat nderkombetare.

– Sipas jush, kush jane tiparet e personalitetit qe e bejne nje administrator publik te suksesshem dhe ato tipare qe e pengojne suksesin?
– Nje administrator i mire publik duhet te jete profesional, i besueshem, kompetent, politikisht neutral dhe i pergjegjes per te gjitha çeshtjet e besuara atij. Duhet te kemi parasysh qe qellimi paresor i sherbimit civil eshte zbatimi i funksioneve specifike, vendimtare per qytetaret si nje komunitet. Sot, ne universitete, studentet mesojne vetvleresimin dhe vetpromovimin. Ne ju mesojme administratoreve te ardhshem publike gjithashtu sensin e moderacionit dhe perulesise. Ne gjithashtu edhe “i ulim pak ato” siç thote nje shprehje polake. Te diplomuarit duhet te mbajne mend se edhe njohurite me te medha mund te pengojne suksesin. Administrata ende ka nevoje per nje qendrim te sherbimit publik. Shkolla ofron njohuri te shkelqyera dhe aftesi praktike ne administraten moderne, praktike unike brenda vendit dhe jashte saj, mesim intensiv te gjuhes si dhe pjesemarrje ne konferenca dhe seminare mbi funksionimin e shtetit. Megjithate edhe njohurite me te medha nuk jane te mjaftueshme per te qene nje administrator publik. Po aq te rendesishme jane aftesite dhe mbi te gjitha, te pasurit e nje qendrimi te duhur.

shkolle

– Duke hedhur nje shikim ne 23 vitet e kesaj Shkolle, kush jane keqkuptimet me te medha me te cilat jeni ballafaquar? Si arritet ta transformonit kete Shkolle ne nje prestigj te vertete te Polonise dhe me tej?
– Ne çdo vend, te gjitha llojet e miteve dhe keqkuptimeve sillen rreth administrates publike dhe institucioneve qeveritare. Te njejten gje e gjejme edhe ne Poloni. Menjehere sapo hapem kete institucion ne fillim te viteve 90te, KSAP eshte perceptuar si vendi me prestigjioz per te rafinuar nje elite te administratoreve publike polake. Gjate ketyre viteve, autoritetet polake kane ndryshuar dhe e njejta ndodhi me pritshemrite e medha lidhur me statusin e KSAP. Fillimisht, pritej qe Shkolla ta pajiste administraten e ish nomeklatures me me te miren e eksperiences. Pak vite me vone, mundesite per punesim per te diplomuarit u perkeqesuan fatkeqesisht. Ishte e veshtire te pershtasje edukimin e specialisteve te nivelit te mesem dhe te ulet me programin elitar per pergatitjen e menaxhereve (nje grup perbehej nga rreth 40-60 studente çdo vit). Pikerisht ne kete periudhe, qeveria tregoi qarte se nuk e njihte rolin udheheqes te KSAP ne sistemin e arsimimit te larte, duke e percaktuar vendin e saj ne nje seri te institucioneve te tjera trajnuese, si publike dhe private. Per me teper, procesi i pergatitjes se kuadrove per nevojat e reformave te Bashkimit Europian na detyroi ta modifikonim programin dhe ne nje fare mase ka konsoliduar pozicionin e Shkolles Kombetare ne sistemin arsimor.
Paveresisht miteve dhe opinioneve, jam i sigurt se Shkolla ka ende nje mision te vlefshem per te permbushur ne prespektive – te pergatise kuadrot per sherbimin publik. Megjithate, eshte e nevojshme te kuptohen perceptimet dhe mendimet lidhur me mjedisin e Shkolles dhe pershtatja e saj sipas kerkeses aktuale me qellim plotesimin e objektivave te perbashketa, por mbi te gjitha te perqendrohemi tek veprimet konkrete. Mbi te gjitha, veprimet flasin me shume se fjalet.

– Çfare mesimesh keni nxjerre lidhur me administraten publike ne keto dy dekada te te qenurit ne krye te KSAP?
– Dy dekadat e fundit perfshijne periudhen e ngritjes se sherbimit civil ne Poloni. KSAP dhe veçanarisht te diplomuarit e saj kane marre pjese ne menyre aktive ne kete proces. Sfera e KSAP gjithmone ka qene dhe ende eshte nje nga te paktet grupe te dedikuara plotesisht kesaj ideje. Pavaresisht pikepamjeve te ndryshme te autoriteteve kundrejt sherbimit civil, Shkolla dhe te diplomuarit e saj gjithmone kane marre nje qendrim per te justifikuar ngritjen e nje qeverie te bazuar ne modelin e sherbimit civil. Per me teper, sherbimi civil polak ende duhet te merret me fenomenin e nenvleresimit te rolit te gjeneralisteve. Parimi se detyrat me te rendesishme jane ato te drejtoreve dhe se ato duhet te paguhen me teper eshte shume i perhapur. Megjithate, kjo nuk duhet te jete keshtu – varet nga ngarkesa e punes ne nje institucion te caktuar. Specialistet e spikatur duhet te paguhen ne te njejten menyre ndonjehere dhe ndonjehere edhe me shume se vete menaxheret. Karrierat e vrullshme, si ne administrate ashtu edhe ne sektorin privat, nga vitet 90te e ketej, kur te sapodiplomuarit ngriheshin menjehere ne pozicione shume te larta, sapo fillonin nje pune, jane nje kujtim i se kaluares. Sot ne duhet tja nisim nga pozicione me pak spikatese por sigurisht te pavarura.