Java e Interneti 2016 / Get Online Week 2016

Java e Interneti 2016 / Get Online Week 2016

Fuqizohu, Punesohu

Instituti Shqiptar i Shkencave ne partneritet me Telecentre Europe organizon per te pestin vit ne Shqiperi fushaten vjetore Get Online Week per fuqizimin dixhital. Ky event mbahet ne datat 14 deri 20 Mars ne mbare Europen.

Qellim i kesaj fushate eshte nxitja dhe aftesimi i sa me shume personave ne perdorimin e internetit. Ne fokus jane moshat e reja dhe edukimi i perdorimit te internetit per punesim dhe edukim cilesore. Ne Europe tregu i punes kerkon çdo dite me mijera profesionist qe njohin internetin dhe teknologjine. Por ndersa kerkesa per pune me pagese te mire eshte e kenaqshme, njerezit qe kane aftesi te punojne jane me pak se kerkesa. Kjo Jave Promovuese synon ti nxis Europianet te Fuqizohen dhe Punesohen ne kete treg pune.

Ne Shqiperi kjo jave do te shenoje trajnimin e te rinjve te shkollave te mesme publike dhe studenteve; aplikimin e nje sondazhi qe ndihmon te kuptoje sa e perdorin internetin grupmoshat dhe profesionet e ndryshme si dhe mjaft evente mediatike qe promovojne aftesimin profesional ne teknologjine e informacionit.