Jeta Vojkollari: “Nje liber drame-komedi per te rinjte shqiptare”

Ajo jeton prej 15 vitesh ne Kanada, se bashku me bashkeshortin dhe femijet e saj. Sikurse eshte shprehur vete, ka nisur te shkruaje qe kur ishte ende nje femije, por vetem para dy vitesh botoi librin e saj te pare “Djalli qe pagova per keshille”. Behet fjale per shkrimtaren Jeta Vojkollari.

Kesaj radhe, ajo do te sjelle per publikun shqiptar dhe jo vetem, vepren “Elite”, e cila eshte nje drame-komedi, qe trajton marredheniet, seksualitetin dhe problemet sociale ne nje shkolle te mesme. Ne nje interviste per “Koha Jone”, autorja Jeta Vojkollari, tregon detajet e librit “Elite”, mesazhet qe percjell si edhe perse ajo ka zgjedhur qe ne fokus te kesaj vepre te jene te rinjte.
Me tej, Vojkollari tregon edhe per planet e ardhshme artistike.

Pak dite me pare keni njoftuar per librin tuaj te dyte “Elite”, i cili do te publikohet se shpejti. Zonja Jeta, mund te na tregoni pak per subjektin e ketij libri dhe çfare zhanri i perket ky botim?

“Elite” eshte emri i nje shkolle private ne Tirane. Emrin nuk ia vura une, ia vuri pronari i shkolles ne fakt, me synimin qe ajo shkolle do te pergatiste eliten e ardhshme e te vertete te Shqiperise. Pavaresisht se eshte nje shkolle private dhe me e shtrenjta e Shqiperise, aty ka edhe nxenes qe jane pranuar pa pagese, fale aftesive te tyre te shkelqyera. Elite synon te nxjerre nga bankat e saj te rinj te edukuar me njohuri te shkelqyera, jo vetem ne shkence, letersi, art etj., por njekohesisht te rinj te angazhuar ne problemet sociale dhe pse jo edhe ne problemet politike.

“Elite” eshte nje drame-komedi, qe trajton marredheniet, seksualitetin dhe problemet sociale ne nje shkolle te mesme. Historia perqendrohet kryesisht ne dhjete te rinj maturante, ne karakteret e tyre, marredheniet me njeri-tjetrin, shqetesimet, lufta brenda vetes, komunikimet me njeri-tjetrin, cilet jane ata ne siperfaqe dhe cilet jane ne te vertete. Eshte nje histori qe do zhvillohet ne disa libra te njepasnjeshem, te cilet do kene dhe tituj te ndryshem. Lexuesi do te shikoje sesi keta te rinj, qe fillimisht duken te interesuar vetem per paraqitjen e tyre dhe “territoret private” (kuptimi i ketij termi del ne liber, nuk do dua te ia shuaj kuriozitetin lexuesit), rriten e behen qytetare te ndergjegjesuar. Kompleksiteti i personazheve dhe ngjarjeve shpaloset ne menyre interesante nga njeri liber ne tjetrin duke nxjerre ne pah te rinj, jeta e te cileve nuk eshte aspak fushe me lule, te rinj qe e duan jeten, qe ndoshta edhe vuajne, te rinj qe perleshen brenda marredhenieve te tyre familjare, shoqerore e dashurore.

Nga kopertina e publikuar dhe nga pershkrimi i shkurter, kuptohet se behet fjale per te rinjte, pra subjekti vertitet rreth tyre. Perse keni zgjedhur kete grupmoshe, si fokus te librit tuaj?

Rinia eshte shpresa e çdo vendi. Rinia shqiptare ne pergjithesi, me mrekullon me pjekurine e saj sociale, letrare e artistike dhe ajo e meriton te gjeje veten ne letersine e sotme shqiptare.

Per me teper jam krenare te them qe mbi 80% e lexuesve te mi jane te reja e te rinj, te cilet jo vetem e lexuan romanin tim “Djalli qe pagova per keshille” (nje roman qe trajton abuzimin familjar si nje problem mbareboteror), por e pranuan ate, i kushtuan kohen e tyre te çmuar per te dhene nje mendim serioz per te dhe e bene librin e tyre. Keta te rinj jane sot miqte e mi, me te cilet une komunikoj shpesh. “Elite” eshte shkruar per miqte e mi te rinj ne Shqiperi e kudo ku ata jetojne ne bote.

Meqenese jemi tek te rinjte, si e shihni ju rinine shqiptare, pse jo duke e krahasuar edhe me ate kanadeze (duke qene se ju jetoni prej vitesh ne Kanada)?

Rinia shqiptare eshte jo vetem e bukur e moderne, por edhe e zgjuar dhe e merr shkollen e te ardhmen e saj shume seriozisht. Si e tille ajo mund te konkurroje pa frike me rinine kanadeze ne shume fusha. Megjithate, te mos harrojme qe ne Shqiperine e sotme, tranzicioni drejt nje demokracie te vertete po vazhdon Ky tranzicion eshte i gjate e i lodhshem per te gjithe, edhe per rinine shqiptare, e cila duhet te perpiqet shume here me teper se rinia kanadeze, apo rinia e vendeve te tjera te zhvilluara, per te mbijetuar. Dhe mbijetesa nuk ka lidhje vetem me anen financiare. Rinia shqiptare duhet te beje perpjekje te jashtezakonshme per te krijuar nje mentalitet me te mire, ndoshta krejt ndryshe nga ai i prinderve te tyre, per te pasur nje shendet mendor e fizik me te mire, e njohuri te shendosha ne te gjitha fushat. Pika e fillimit per te riun shqiptar eshte shume me larg se pika e fillimit per nje te ri kanadez.
Kjo pike fillimi nuk eshte e njejte as per te rinjte shqiptare qe jetojne sot ne Kanada, megjithate ata e kane shkurtuar kete distance me vullnet e pune dhe i kane krijuar vetes mundesine per te konkurruar e shkelqyer ne menyre te padiskutueshme ne te gjitha fushat.

Zakonisht çdo lexues i percepton mesazhet ne menyre te ndryshme, por cili eshte mesazhi qe ju keni dashur te percillni me “Elite”?

Une shpresoj qe mesazhet ne liber te jene te qarte dhe lexuesit t’i perceptojne siç i kam menduar une. Le te fillojme me kopertinen e librit, qe permban stemen (logon) e shkolles Elite. Ne ‘te shohim: Nje glob, bota e madhe qe te fton ta njohesh, e te behesh pjese progresive e saj. Nje liber i hapur, qe vazhdon te shfletohet e te te dhuroje dituri gjate gjithe jetes. Nje zemer e kuqe, simbol i dashurise qe e ben rinine me te gezuar e me te mire.

Nje pellumb paqeje, simbol i pergjegjesise se te rinjve per t’u angazhuar me problemet sociale e per te dhene kontributin tyre, qe kjo bote te behet nje vend me i mire per te jetuar, per te gjithe.

“Elite” sjell probleme te jetes reale dhe perçon nje varg mesazhesh pozitive, si dashuria per vendin, dashuria per familjen, lufta ndaj krimit, droges, duhanit etj. Pavaresisht qe keta studente jane te pasur, ne liber do te jepet mesazhi qe eshte bota e pasur shpirterore dhe zemra e madhe e njeriut, ato qe vlejne me shume ne jete, jo paraja. Ideja qe paraja nuk eshte gjithçka ne jete do te dale ne çdo liber nepermjet zhvillimit te ngjarjeve apo dialogeve, me finese dhe art, dhe jo si predikim, propagande e thate apo politike.

“Elite” fokusohet ne pozitiven, ne bukurine e rinise e bukurine e jetes. eshte nje liber qe i transmeton shprese rinise se sotme shqiptare.

Nderkohe, me heret keni publikuar romanin tuaj te pare “Djalli qe pagova per keshille”. A i ka permbushur ky liber pritshmerite qe keni pasur per te?

Romani “Djalli qe pagova per keshille” i ka kapercyer pritshmerite qe kisha per ‘te dhe kjo gje me ka dhene nje kenaqesi te jashtezakonshme. Une kam lexues ne te gjitha skajet e Shqiperise qe me kane thene fjale te mrekullueshme per librin. Nje shkrimtar nuk mund te kerkoje me teper. Botimi i romanit ne anglisht ishte nje kenaqesi me vete se me dha mundesine qe t’i flisja botes me zerin e Shqiperise. Jam krenare per kete. Bota hesht, dhe ja ku eshte nje vend i vogel, Shqiperia qe ngre zerin e saj letrar e artistik per nje problem social mbareboteror kaq te rendesishem, siç eshte abuzimi familjar.

Une shpresoj dhe besoj qe nje dite, dikush nga Ministria e Arsimit/Kultures ne Shqiperi do t’i kushtoje pak kohe e vemendje romanit “Djalli qe pagova per keshille”, e ta konsideroje si nje liber qe duhet futur ne programet e shkollave te mesme.

Me çfare po merreni aktualisht ne Kanada?

Shkruaj (Qesh). Une perdor median sociale per te promovuar kulturen shqiptare, nepermjet intervistimit te shkrimtareve e artisteve shqiptaro-kanadeze, botimit te intervistat e tyre ne nje varg gazetash e revistash, si dhe postimit te intervistave te mia dhene gazetave e revistave shqiptare e te huaja. Nepermjet ketyre shkrimeve, une synoj te perçoj mesazhe pozitive per te drejtat e njeriut, te drejtat e gruas, per rendesine e te lexuarit, e te shkruarit, etj.. Une perpiqem te nderthur letersine shqiptare me ate te huaj e te bej te mundur njohjen e saj ne Canada, US, UK dhe vende te tjera. Nepermjet romanit tim “Djalli qe pagova per keshille” te perkthyer ne anglisht, une kam arritur te jap nje mesazh te qarte, qe pavaresisht nga realitetet e saj te trishtuara, Shqiperia po vazhdon perpjekjet per nje integritet social me te larte dhe qe per te arritur kete ajo duhet te zgjedh nje model te ri demokracie, nje demokraci te vertete, te hapur e humane.

Njekohesisht une punoj me kohe te plote per qytetin e Torontos, nje vend pune qe me ndihmon çdo dite te rritem, jo vetem profesionalisht, por dhe nga ana intelektuale, kulturore e sociale.

Dhe se fundmi, planet e ardhshme ne fushen e botimeve?

Une po shkruaj nje roman tjeter (do te perkthehet gjithashtu ne anglisht), i cili flet per emigrantet e Europes Lindore (ne pergjithesi) ne Canada/US, dhe shtjellon motivacionet e tyre per kete levizje, perceptimet per vendin prites dhe sfidat ne jeten e tyre te re.
Nuk e di kur do ta perfundoj, por di qe po ecen shume mire dhe nuk dua te nxitohem. Jam e sigurt qe do te jete nje roman shume i bukur.
Une gjithashtu shkruaj skenare filmash dhe besoj qe jam nje skenariste shume e mire. Shpresoj qe nje dite, te shoh ndonje nga skenaret e mi te behet film.