Jete ne rrezik! Kerkohet veprim urgjent!

Gjate muajit dhjetor 2 femije humben jeten nga i ftohti. I perkisnin komunitetit Rom dhe vdiqen sepse jetonin ne barraka letre, pa ngrohje dhe izolim.

Ka dy menyra se si dikush e perjeton kete lajm. Duke e injoruar me besimin se i perket nje grupimi njerezish te cilit nuk i perket ose duke pyetur veten se cfare mund te beje per ta ndryshuar kete situate.

NE i perkasim kategorise se dyte, prandaj kur mesuam kete lajm perveshem menget dhe filluam punen per te gjetur nje zgjidhje afatgjate per keta femije, krijimin e nje Parku te Romeve ne Tirane me kampera (rulota). Kjo ide ka gjetur edhe mbeshtetjen e Bashkise se Tiranes.

Mbas kontakteve qe kemi patur me partnere ne Europe kemi siguruar kampera te perdorur me çmim te reduktuar deri ne 300 euro. Nje kompani eshte ofruar qe te na beje transportin falas.

Per ta realizuar Parkun na duhet ndihma e cdokujt qe ka nje shpirt te madh dhe nje karte krediti te vogel. Me nje donacion modest ju mund te ndryshoni jeten e ketyre familjeve pergjithnje, duke u siguruar nje strehe te ngrohte dhe te perhershme si edhe akses ne uje te rrjedhshem dhe energji elektrike.

DHURO TANI! SHPETO NJE JETE!

Per me shume informacion rreth idese klikoni ketu: Linku i eventit:https://www.facebook.com/events/1674764762735432/

PER TE DHURUAR klikoni KETU: https://www.generosity.com/emergencies-fundraising/prevent-death-of-roma-children-in-albania/x/13213784

Nese doni te beheni pjese e skuadres qe po e organizon apo te dhuroni ne CASH kontaktoni ne nr. 0683439378

EcoVolis
Nisma Thurje