John Obi Mikel: “Nuk luaj te Chelsea pasi Conte me paragjykon”

Mesfushori i Chelsea John Obi Mikel beson se Antonio Conte po e ndeshkon per vendimin e tij per te luajtur ne lojerat Olimpike. 29 vjeçari nuk ka kryer asnje paraqitje kete sezon, pasi eshte lene jashte ekipit te pare qe pas rikthimit nga Rio de Janeiro, ku ai mori medaljen e bronzit.

“Nuk kam qene kurre nje njeri qe gjen justifikime ne jete dhe nuk trembem nga pergjegjesite,” shprehet ish-lojtari i Lyon, i cili shenoi ne ndeshjen kualifikuese te Nigerise kunder Algjerise diten e shtune, per The Sun.

“Mbase disa njerez do te thone se trajneri eshte merzitur qe une ika ne Lojerat Oplimpike, qe nuk kreva faze pergatitore me ekipin. Ai mbase mendon se mua nuk me intereson ekipi, dhe gjera te tilla. Por nuk dua t’i perdor keto justifikime. Duhet te vazhdoj te stervitem dhe t’i nderroj mendjen trajnerit. Nese jo, atehere do te shohim se çfare do te ndodhe ne janar. Nuk jam penduar qe shkova ne Brazil. Dhe nuk do e nderroja medaljen per asgje ne bote.”

Gjithsesi, Mikel siguron se nga klubi nuk ka asnje sugjerim se ai duhet te largohet.