Jonida Shehu merr Pasdite ne Top Channel

Lidhur me artikullin:

Te henen ne 16 shkurt emisionin “Pasdite në Top Channel” do të ketë një prezantuese të re.  Do të jetë Jonida Shehu ajo që do të zëvëndëosjë kështu prezantuesen e fundit, Kozeta Turishtën, që e prezantoi emisionin e pasditeve në 5 muajt e fundit.

Shehu ka pranuar ofertën e televizionit Top Channel, për të marrë drejtimin e emisionit të përditshëm në mes të sezonit televiziv, e për tu rikthyer në television pas moderimit të “Natën Vonë” në Ora News.

Jonida Shehu ka një karrierë televizive prej një dekade dhe është e njohur si spikere lajmesh dhe moderatore e disa formateve televizive në disa televizione shqiptare si “Vizion Plus” apo “Albania Screen”. Së fundmi ajo është parë në televizion në moderimin e emisionit “Natën Vonë” në Ora News, prej nga ku u largua në janar për të punuar në Ministrinë e Brendshme. Prezantimi i “Pasdite në Top Channel” e rikthen kështu moderatoren në televizion pas 1 muaji largimi.