Juventus di te fitoje edhe ne Champions. Gashi debuton me gol per Basel

Lidhur me artikullin:

Real Madrid dhe Borussia Dortmund jane dy skuadrat e para qe kualifikohen ne 1/8 e Uefa Champions, e cila i dhuroi kenaqesine e golit te pare ne kete kompeticion dhe Shkelzen Gashi, qe shenoi ne suksesin e Baseli ndaj Ludogorets.

Sfida me e pritur e mbremjes luhej ne Santiago Bernabeu, ku Real perballej me Liverpool, dy emra te medhenj te ketij kompeticioni, dhe pse nga ajo qe pame ne fushe, pritshmerite i respektuan vetem los blancos. Madrilenet si gjithmone ishin magjike ne fushe ndaj Liverpool duke krijuar raste pa fund perpara portes se Mignolet, kuadrati i te cilit u kthye ne tabele qitjeje. Gjithsesi per golin, tifozet vendas priten deri ne minuten e 27-te kur shenoi Benzema.

Ne sfiden tjeter te grupit, Baseli dhe Gashi shkelqyen ndaj Ludogorets, me zviceranet qe fituan me rezultatin e thelle 4-0. Embolo dhe Gonzalez realizuan ne pjesen e pare ndersa ne te 59-ten sulmuesi kuqezi Shkelzen Gashi ngriti peshe “Sant Jacob Park” me golin e tij te pare ne Champions. Pak minuta me pas, Gashi sherbeu dhe asistin per finalizimin e Sushit, me Basel qe fitoi 4-0 duke qene tashme perpara Liverpool ne renditje.

Borussia Dortmund siguroi kualifikimin pas nje fitoreje te thelle 4-1 ndaj Galatasaray. Verdhezinjte e Klopp transformohen ne Europe, ku bejne skuadren e madhe, siç u konfirmua dhe ndaj Galatasaray, ku golat e Reus, Papastadopulos, Immobile dhe autogoli i Semikajas i dhane suksesin ndaj turqve.

Arsenal gjithashtu ishte i kualifikuar deri ne minuten e 90-te, por topçinjte pasi goditen tre here ne rrjeten e Anderlecht, me Arteta, Alexis Sanchez dhe Chamberlain fjeten mbi dafina, duke i lejuar Anderlecht permbysjen e madhe, me Vanden Borren qe shenoi dy here, e Mitrovic qe barazoi ne minuten e 90-te duke i dhene nje pike te rende per vazhdimesine europiane skuadres se Besnik Hasi.

Ne Grupin A, Juventus tregoi me ne fund forcen dhe ne Europe, duke permbysur rezultatin perballe Olympiacos qe nuk u dorezua per asnje çast, edhe pse te paret kaluan ne epersi vendasit, me nje goditje denimi te Pirlos, per te cilin ne fakt keto pozicione jane pothuajse si 11-metersha. Greket gjithsesi besuan dhe pas vetem 3 minutash barazuan me Botia. Ne fillimin e pjeses se dyte, Ndinga ngriu Torinon me golin e 2-te te Olympiacosit, por brenda 60 sekondave nje autogol i Robertos dhe nje gol i Pogba i dhane Juventus serish avantazhin. Ne fund Vidal shperdoroi dhe nje 11-metersh. Gjithsesi Juventus fitoi dhe tashme te dyja ekipet jane me nga 6 pike ne renditje, me Atletico Madrid qe qendron ne krye.

Pikerisht spanjollet fituan 2-0 ne transferte me Malmo me gola te Kokes e Raul Garcias. Ne Grupin C, Leverkusen hodhi nje hap gjigant drejt raundit pasardhes pasi fitoi 2-1 ne Rusi ndaj Zenit. Son Heung Min ishte heroi gjermaneve me nje dygolesh, ndersa Zenit nuk i mjaftoi realizimi i Rondon. Gjithsesi per fatin e Zenit, Benfica mposhti 1-0 Monacon ne “Da Luz” me nje gol te Taliscas, qe le 3 ekipe te grumbulluara ne vetem nje pike diference mes tyre.


Video: