Juventus e ka te lehte. Napoli 3 pike ne transferte. Chievo mposh Cagliari

Juventus beri thjesht detyren ne sfiden e shtepise me Pescara te cilen e mposhti me rezultatin e thelle 3-0. Ne “Juventus Stadium” ekipi i Massimo Oddos rezistoi vetem 35 minuta loje, me Khedira qe befasoi me nje goditje te shpejte ne zone pas pasimit te Mandzukic. Dy futbollistet bardhezi shkembyen rolet ne te 63-en pasi ishte gjermani ai qe asistoi sulmuesin kroat per golin e 2-0.

Shpresat e Pescara per te marre pike ne kete transferte u veniten perfundimisht ne te 69-en me golin e Hernanes me nje goditje te kalibruar nga disntanca. Nga shqiptaret Pescara luajti titullar vetem Ledian Memushaj, ndersa Rey Manaj qendroi gjate gjithe kohes ne stolin e rezervave. Pas kesaj fitoreje Juventus shkon ne kuoten e 33 pikeve, ndersa Pescara mbetet ne zonen e ftohte me vetem 7 pike.

Nje dygolesh i Lorenzo Insignes brenda 10 minutave ne fillim te pjeses se dyte i mjaftoi Napoli per te marre tri pike ne Friuli ndaj Udineses. 45 minutat e para ne fakt ishin me te mira per vendasit, qe iu afruan rrezikshem portes se Reines, por pa mundur ta dergojne topin ne rrjete. Ne minuten e 47-te doli ne skene Insigne qe shfrytezoi ne qender nje pasim te ardhur nga djathta nga Callejon. 10 minuta me vone i njejti futbollist shfrytezoi nje gabim te mbrojtjes duke e cuar rezultatin ne 2-0.

Perica kerceu bukur me koke pas nje kendoreje duke ngushtuar diferencen ne 2-1, por friulanet nuk paten force per te shenuar nje tjeter gol qe do te shmangte humbjen.

Ne Bentegodi te Veronas Chievo fitoi 1-0 me Cagliari, me gol te Gobbit ne minuten e 53-te. Nje fitore qe i jep frymemarrjeje skuadres se Kievos pas disa rezultateve negative radhazi.