Juventus fiton me 10 lojtare. Real me goleade. Leicester skuadra qe nuk peson

Lidhur me artikullin:

Ky eshte Juventus qe bind edhe ne Champions Leauge. Te besuarit e Massimiliano Allegri hodhen nje hap te sigurte drejt kualifikimit ne raundin e 1/8 fale fitores se veshtire ne fushen e Olymique Lyon me rezultatin 0-1. Per te marre fitoren e dyte ne Grupin H dhe per t’u ngjitur ne kuoten e 7 pikeve pas 3 ndeshjeve te para, Juventus kishte nevoje per nje super Buffon dhe per nje gol spektakolar te Juan Cuadrado. Ne stadiumin Olympique Parc te Lyonit bardhezintje nuk zhvilluan nje ndeshje te mire dhe per te mbajtur Juventus ne loje ne minuten e 35-t, Buffon priti penalltine e ekzekutuar nga Alexandre Lacazette. Gjerat u veshtiresuan per kampionet e Italise kur Lemina ne fillimin e pjeses se dyte u largua nga fusha me karton te kuq, megjithate ne minuten e 76-te nje supergol i Juan Cuadrado i dha 3 piket skuadres se Allegri. Te njejten sasi pikesh, 7 sa Juventus ka edhe Sevilla qe fitoi po me rezultatin 1-0 ne transferten kroate perballe Dinamos se Zagrebit fale nje goli te francezit Samir Nasri.

Grupi E, ashtu sic edhe parashikohej vazhdon te mbetet me i ekuilibruari. 2 barazime ne kete grup. Nuk prodhoi asnje gol dueli i BayArena mes Leverkusen dhe Tottenham, nderkohe qe perfundoi ne 1-1 sfida mes Cska se Moskes dhe Monacos. Ruset kaluan te paret ne avantazh me Lacina Traore, teksa per Monacon barazoi shifrat tre minuta perpara fundit portugezi Bernardo Silva.

Ne Grupin F, Reali i Madridit nuk toleroi aspak pasi ne Santiago Bernabeu kaloi me rezultatin e thelle 5-1 Legian e Varshaves. Per Los Blancos hapi serine e golave, Gareth Bale. Autgoli i Jodlowiec dyfishoi shifrat, nderkohe qe Radovic nga pika e bardhe shkurtoi perkohesisht avantazhin e vendasve. Por tre talentet e klubit merengues Marcos Asensio, Lucas Vazquez dhe Alvaro Morata hipotekuan suksesin 5-1 te Realit. Kishte feste edhe per Borussian e Dortmundit qe fitoi nje sfide te veshtire ne leter pasi mundi ne Jose Alvalade te Lisbones 1-2 Sportingun. Aubameyang dhe Weigl i dhane avantazhin e dyfishte verdhezinjeve, perpara se Bruno Cesar te realizonte golin e vetem per skuadren portugeze.

Kryeson me pike te plota Grupin G, Leicester City qe me nje gol te Mahrez mposhti 1-0 Fc Copenhagenin duke hipotekuar kualifikimin. Fitoi me permbysje Porto qe ne sfiden tjeter kaloi me shifrat 1-2 belget e Club Brugge. Vossen shenoi ne pjesen e pare per vendasit nderkohe qe meksikani Miguel Layun dhe sulmuesi i talentuar Andre Silva me finalizimet e tyre ne pjesen e dyte i dhane fitoren e pare ne grup Portos.