Juventus ka filluar te mendoje per zevendesuesin e Morata. Ja kush jane kandidatet

Lidhur me artikullin:

Tridhjete e dy milione euro do te paguaje Real Madrid per Alvaro Morata, te cilin kerkon ta ktheje ne shtepi. Nese ne janar Juventus ka punuar per te ardhmen duke siguruar lojtare te rinj dhe premtues nga Seria B, ose duke i prenotuar fale marrdhenieve te mira me klube te tjere te Serise A, tani duhet filluar puna per emrat e rendesishem qe do te duhen per sezonin e ardhshem. Dhe zerat per nje kthim te Morata ne Spanje e kane pershpejtuar kete proces. Nuk ka asgje te sigurt, per momentin, vetem hipoteza. Objektivat jane Lukaku i Everton, Embolo i Basel dhe Aubameyang, per te cilin Dortmund ka refuzuar 60 milione euro nga Arsenal (ndoshta sepse nuk mund te gjente nje zevendesues ne janar).

Me pas eshte endrra Cavani. Juventus e di se kostoja e kartonit eshte 40/45 milione euro dhe rroga e sulmuesit, 9 milione euro ne sezon, nuk mund te perballohet nga arkat e bardhezinjve. Megjithate ne France jane te bindur se lojtari do te transferohet ne Torino. Por ky operacion do te realizohej vetem nese sulmuesi do te pranonte te shkurtonte pagesen e tij deri ne 6 milione euro. Nje objektiv tjeter me i mundshem eshte Berardi, per te cilin Juventus ka nje marreveshje verbale me Sassuolo mbi bazen e 16 milione eurove. Ne muajt ne vazhdim drejtuesit bardhezi duhet te marrin nje vendim: te ndjekin endrren Cavani, apo nje zgjidhje pak me “low cost”.