Juventus ka nje plan per te marra Gonzalo Higuain

Lidhur me artikullin:

Juventus, me ne fund, ka gjetur trashegimtarin e fanelles me numrin 9, qe ka mbetur pa pronar pas largimit te Alavaro Morata, i cili eshte kthyer te Real Madrid. Objektivi numer nje, per te mos thene i vetmi, i Marotta dhe Paratici, ne fakt, quhet Gonzalo Higuain. Nje objektiv qe dukej i paarritshem vetem disa dite me pare, por qe, ne oret e fundit, ka marre forme edhe pse Juventus, me kusht qe ta marre, nuk do te kursehej, madje do te ishte e gatshme te paguante edhe klauzolen prej 94 milione eurosh per prishjen e kontrates. Klauzole, qe nder te tjera, pavaresisht se disa zera thone te kunderten, eshte akoma e vlefshme dhe, sipas “Gazzetta dello Sport”, mund te paguhet ne dy keste nga 47 milione euro.

Nje shifer sigurisht shume e madhe, por qe Juventus mund ta grumbulloje fale shitjes se Morata (30 milione euro), shitjes se mundshme te Zaza (25 milione euro), shitjes se Pereyra (15) dhe ndoshta shitjes se Lemina. Nderkohe, presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentis, ka pergenjeshtruar gjithçka mbremjen e djeshme:

“Nuk ka asgje te vertete, nuk do ta shesim kurre Higuain te nje rival i yni”.

Por edhe keto deklaratat nuk kane frenuar zerat qe flasin per nje interesim konkret te kampioneve te Italise, te cilet kane bere gati edhe nje plan B, nese nuk do te jete e mundur te paguhet klauzola, per te bindur Napoli.

Marotta do te provonte te ulte ndjeshem çmimin dhe do te ishte i gatshem te perfshinte ne negociata disa lojtare te Juventus si Pereyra, Rugani, Sturaro, Zaza dhe i riu Mandragora. Emra keto, veçanerisht dy te paret, qe mund te tundojne napolitanet, duke pare se Sarri e vlereson shume mbrojtesin me te cilin ka punuar tek Empoli ne te kaluaren. Megjithate, per momentin, siç ka bere te ditur edhe “Corriere dello Sport”, nga Napoli vijne vetem pergenjeshtrime:

“Napoli nuk ka marre asnje oferte zyrtare nga Juventus dhe nga asnje skuader tjeter”.

Nga ana tjeter, dje eshte shkruar se Juventus ka arritur marreveshjen me lojtarin per kater vite mbi bazen e 7,5 milione eurove ne sezon.

De Laurentiis, i cili do te preferonte ta shiste Higuain jashte Italise, nese do te ishte i detyruar, mund te kunderpergjigjet duke i ofruar sulmuesit te njejten kontrate, por duke ulur klauzolen per prishjen e marreveshjes ne 40-50 milione euro. Nuk dihet nese kaq do te mjaftoje per te frenuar sulmet e “Zonjes”?