Juventus mendon per merkato. Lavezzi dhe Gundogan objektivat e Janarit

Lidhur me artikullin:

Ne pole-position per Pocho Lavezzi dhe ne presing per Ilkay Gundogan. Juventus ka nisur qe tani te mendoje per merkaton e Janarit, duke e perqendruar vemendjen te dy lojtare me cilesi te medha. Ne heshtje te plote, Drejtori i Pergjithshem i bardhezinjeve Beppe Marotta dhe Drejtori Sportiv, Fabio Paratici kane bere hapa te rendesishem perpara per te mbajtur ne distance sigurie te gjitha klubet e tjera konkurrente. Ceshtja qe eshte ne nje faze me te avancuar eshte ajo qe ka te beje me argjentinasin e Paris Saint Germain. Lavezzi eshte ne skadence kontrate me kampionet e Frances por per te pervec Juventusit interesohen edhe Barcelona e Interi.

Zikalterit provuan qe ne vere per te marre, Pochon por nuk ja dolen dot dhe tashme opsioni me i mundshem per te ardhmen e Lavezzit eshte pikerisht Juventus. Zonja e Vjeter do te tentoje ta afroje ne skuader argjentinasin qe ne Janar edhe pse kontrata e tij me Parisin skadon veren e ardhshme. Ky operacion merkatoje mund te mbyllet per nje shifer jo me te madhe se 3 milione Euro. Parizienet per te mos e humbur me parameter zero pas 6 muajsh lojtarin kane ulur ndjeshem pretendimet e tyre. Persa i perket Ilkay Gundogan, Juventus nuk do ta kete edhe aq te thjeshte ta shkepuse mesfushorin nga Borussia e Dortmund, pasi ky i fundit vetem pak muaj me pare zgjati kontraten me verdhezinjte. Gjithsesi drejtuesit bardhezinj do te bejne gjithcka per ta vendosur ne dispozicion te trajnerit Allegri mesfushorin turko-gjerman.