Juventus – Napoli! Perballje me arome titulli

Lidhur me artikullin:

Juventus dhe Napoli do te perballen ne Torino ne nje ndeshje qe, edhe pse jemi vetem ne shkurt, ka arome titulli. Sfida do te filloje ne oren 20:45, gjyqtari do te jete Orsato. Do te ndeshen dy ekipet qe kryesojne kampionatin italian: “Axurret” e Sarri jane ne vendin e pare me nje avantazh prej dy pikesh ndaj bardhezinjve te Allegri, qe, nga ana e tyre, do te paraqiten ne kete sfide pasi kane regjistruar 14 fitore ne 14 ndeshjet e fundit ne kampionat (8 fitoret e njepasnjeshme per napolitanet).

Napoli duhet te thyeje tabune “Juventus Stadium” ku deri tani ka humbur gjithmone duke realizuar nje gol: bardhezinjte kane fituar 3-0 ne sezonin 2011-12, 2-0 ne 2012-13, 3-0 ne 2013-14 dhe 3-1 ne sezonin e kaluar. Suksesi i fundit i napolitaneve ne shtepine e Juventus ka ardhur me 31 tetor te 2009-es: Hamsik, Datolo dhe perseri Hamsik kane permbysur avantazhin prej dy golash te vendasve, pas golave te Trezeguet-Giovinco. Barazimi ne Torino mungon qe nga sezoni 2010-11: ka perfunduar 3-2 me gola te Maggio, Chiellini, Cristiano Lucarelli dhe Matri.

Sarri duket se nuk ka asnje dyshim per sa i takon formacionit dhe pritet t’i besoje skemes 4-3-3. Sulmi do te perbehet nga Higuain, Insigne dhe Callejon. Nderkohe, Allegri ka disa probleme pasi nuk do te kete ne dispozicion nje mbrojtes me eksperience si Chiellini dhe Khedira nuk ka rikuperuar plotesisht nga demtimi (do te jete ne stol). Per kete arsye, ka shume mundesi qe trajneri bardhezi te luaje me nje modul 4-4-2 me Cuadrado dhe Pogba ne krahet e mesfushes, ndersa Marchisio dhe Sturaro ne mes. Ne sulm do te jete dyshja Morata-Dybala.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Buffon, Lichtsteiner, Bonucci, Barzagli, Evra, Cuadrado, Marchisio, Sturaro, Pogba, Morata, Dybala.

Napoli: Reina, Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam, Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Higuain, Insigne.