Juventus ne telashe. Chiellini mund te mungoje per nje kohe te gjate

Lidhur me artikullin:

Giorgio Chiellini nuk po kalon nje sezon pozitiv per sa i takon demtimeve. Qendermbrojtesi i Juventus dhe i kombetares se Italise po perballet prej kohesh me disa probleme fizike. Demtimi i pesuar ne ndeshjen e fundit te luajtur kunder Napoli ka rritur nivelin e shqetesimit brenda ekipit bardhezi ne lidhje me gjendjen fizike te futbollistit. Jo vetem per te ardhmen e afert, por edhe per te afatgjate. Keshtu, Juventus nuk do ta kete ne dispozicion futbollistin per ndeshjen e radhes ne Champions League. Kjo eshte, te pakten per sot, siguria e vetme, por rreziku dhe shqetesimi bazohet te fakti se ky mund te jete vetem fillimi i problemeve te mbrojtesit.

Nga fillimi i 2016-es, Chiellini ka pesuar plot 8 demtime muskulore. Shume per te menduar se jane vetem nje rastesi ose fati i keq. Ne fakt, gjendja muskulore e lojtarit po shqeteson prej kohesh stafin mjekesor juventin dhe ate te kombetares. Ndalesa e radhes qe ka ardhur ne fitoren e Juventus kunder Napoli-t ka pasuar demtimin e fundit qe ka detyruar Chiellini te qendroje larg fushave per nje kohe te gjate. Tani ekziston pershtypja se lojtari do te ndalet perseri per disa jave. Perveç sfides europiane kunder Lyon, qendermbrojtesi do te mungoje me siguri edhe ne transferten e kampionatit kunder Chievo-s, per t’u kthyer ne dispozicion te ekipit vetem pasi te luhen ndeshjet e kombetareve.

Nje lajm i keq, jo vetem per Allegri, por edhe per Italine e trajnerit Ventura, qe e ka ndertuar ekipin e tij duke u bazuar pikerisht te reparti i mbrojtjes, ku Chiellini eshte nje nga elementet me te rendesishem.