Juventus rigjen buzeqeshjen. Inter rikthehet te fitorja

Lidhur me artikullin:

Juventus rigjen buzeqeshjen ne Serie A ku u rikthye te fitorja pas godistjes se marre ne “San Siro” nga Milan. Kamionet ne fuqi nuk hasen asnje veshtiresi ne sfiden e javes se 10 kunder Sampdorias me nje fitore 4-1 te ndertuar qe ne minutat e para. Ishin Mandzukic dhe Chiellini ata qe e futen kete sfide ne rrugen e duhur per te besuarit e Allegri. Sulmuesi kroat dhe mbrojtesi italian shenuan dy gola brenda 9 minutave te para, ndersa ne te 57-en, Patrik Schick riktheu ne loje Sampdoria. Per golin e trete mendoi Miralem Pjanic 8 minuta me pas. Juventus e mbylli festivalin e golave me nje tjeter realizim te Chiellini ne minuten e 87.

Nje sukses qe e mban Zonjen e Vjeter ne vendin e pare te klasifikimit me 2 pike me shume se Roma qe arriti nje sukses te rendesishem ne fushen e Sasuolos. Canavaro kaloi skuadren emiljane ne avantazh por gjate pjeses se dyte, verdhekuqte e gjeten rrugen e rrjetes tre here. Dzeko realizoi dy golat qe i siguruan avatnazhin ekipit kryeqytetas, ndersa Nainggolan shenjestroi porten per here te trete. Sukses i rendesishem edhe per Napoli qe kaloi 2-0 Empoli. Belgu Mertens sigloi rrjeten e pare te takimit ne minuten e 51, ndersa Vlad Chiriches dyfishoi 9 minuta nga fundi. Napoli mbetet ne vendin e trete te klasifikimit me 20 pike.

Ne “San Siro”, Interi arriti te rikthente qetesine pas tre humbjeve rresht pasi Torino u thye ne fundin e ndeshjes nga ekipi i De Boer qe fitoi 2-1. Goli i Icardi ne pjesen e pare u zhvleresua perkohesisht nga rrjeta e Belotti ne minuten e 63 te takimit pasi ishte serish argjentinasi qe dyfishoi ne te 88-en.

Ne derbin e shqiptareve Pescara-Atalanta, ishin bergamasket e Etrit Berishes ata qe triumfuan 1-0. Goli i Mattia Caldara i siguroi 3 pike ekipit zikalter. Ne kete perballje, Memushaj dhe Manaj u aktivizuan titullare por nuk arriten ta ndihmonin skuadren e tyre te regjistronte fitoren e dyte sezonale. Ne perballjet e tjera, Lazio shkaterroi 4-1 Cagliari, ndersa Chievo Verona barazoi 1-1 me Bologna.