Juventus si Milan. Do te kerkoje te perserise historine kunder Bayern

Lidhur me artikullin:

Me 16 mars, kapiteni i Bayern Munchen, Philipp Lahm, duhet te mbaje nje fjalim te veçante para shokeve te skuadres, perpara ndeshjes se kthimit kunder Juventus ne 1/8-t e finaleve te Champions League. Barazimi 2-2 i arritur ne transferte ndaj italianeve nuk mund t’i lere te qete gjermanet. Historia e ka treguar diçka te tille. Ne 3 prill 2007, ne saj te golit te shenuar nga Van Buyten ne minuten e 93-te, Bayern barazoi 2-2 ne “San Siro” kunder Milan. Ashtu si te Juventus i sotem, edhe te Milan i atehershem nuk kishte shprese per kualifikimin, por mrekullia ndodhi ne ndeshjen e kthimit…

Tete dite me vone, me 11 prill 2007, mjaftuan 45 minuta dhe kuqezinjte, me golat e shenuar nga Seedorf dhe Inzaghi fituan ne “Allianz Arena”, duke shkuar drejt gjysmefinales se Champions League. Qe atehere gjerat kane ndryshuar shume sepse te kampionet e Gjermanise ka mbetur vetem Philipp Lahm. Milani i atehershem ndoshta ishte me i forti i tete viteve te Carlo Ancelotti, pasi fitoi Champions League, ndersa Bayern, qe kishte shkarkuar trajnerin Magath, nuk i afrohej cilesise qe ka armata e sotme, mjafton te kujtosh se ne Bundeslige e mbylli kampionatin ne vendin e katert.

Pas saj permbysje te Milan, kane qene gjashte skuadra te tjera qe kane fituar ne tempullin e Bayern Munich. Anderlecht fitoi 2-1 ne çerekfinalet e Kupes UEFA 2007-08, Bordeaux fitoi 2-0 ne fazen me grupe te Champions League 2009-10, Inter fitoi 3-2 ne 1/8-t e finaleve te Champions League 2010-11, Arsenal fitoi 2-0 ne çerekfinalet e Champions League 2012-13, Manchester City fitoi 3-2 ne fazen me grupe te Champions League 2013-14 dhe Real Madrid fitoi 4-0 ne gjysmefinalen e Champions League 2013-14. Dy humbjet e fundit kane qene nen drejtimin e Pep Guardiola. Por nuk duhet harruar se sivjet Bayern ka shenuar 14 gola ne 3 ndeshje te luajtura ne shtepi per Champions League.