Juventusi, skuadra rekordmene e kampioneve te botes

Eshte Juventusi skuadra me numrin me te madh te lojtareve kampione bote. Jane plot 22 bardhezinjte qe kane ngritur ne qiell trofeun mitik ne historine e boteroreve, 7 ne vitin 1934, 2 ne 1938-en, 6 ne 82-shin dhe 5 ne 2006-en. Perveç lojtareve italiane, ne kete liste bejne pjese edhe Zidane e Deschamps, te cilet triumfuan ne Paris ne vitin 1998. Ne total, 90 lojtare te Serie A kane arritur te shpallen kampione, 26 me shume se Bundesliga dhe gati trefishin e La Ligas, ndersa Premier League mban vendin e parafundit me 24 kampione bote dhe ne fund Ligue 1 me 13.

Sipas artikullit te “Daily Mail”, pas Juventusit ne Itali renditen Inter dhe Roma me respektivisht 18 dhe 13 lojtare kampione bote por ne kete liste bejne pjese edhe skuadra qe ne ditet e sotme jane venitur si Lucchese, Reggiana apo Lecce. Ne renditjen pertej Italise, vendin e dyte e mban Bayerni i Mynihut me 21 pasi vetem ne suksesin e se Dieles shpalli 7 kampione. Ne Angli, klasifikimin e udheheq Arsenali pasi shtoi ne liste se fundmi edhe Ozil, Podolski e Mertesacker, ndersa pas topçinjve renditen Manchester United e West Ham.