Kampione bote por rezerve ne Mynih

Mario Gotze dhe Thomas Muller sapo jane shpallur kampione bote me Gjermanine, por ne Mynih i ‘pret’ nje surprize jo e kendeshme. Muller qe shenoi 5 gola gjate kampionatit boteror dhe Gotze qe realizoi golin e fitores ne finalen kunder Argjentines mund te mos jene titullare nen urdherat e Pep Guardiola. Per trajnerin spanjoll titullare te padiskutueshem ne repartin ofensiv jane Ribery, Robben dhe Lewandovski. Problemi per Mario Gotze qendron ne faktin se me ardhjen e sulmuesit polak Guardiola nuk do te luaje me me skemen pa sulmues dhe 22 vjecari kampion bote duhet te ulet ne stol. Me largimin e Toni Kroos drejt Real Madrid, Gotze mund te luaje si organizator Por Guaridola per kete pozicion preferon spanjollin Thiago Alcantara. Per Muller konkurenca do te jete me Arjen Robben. Hollandezi ka zhvilluar nje sezon shume pozitiv me Bayern dhe ishte nder futbollistet me te mire te kampionatit boteror. Edhe pse Guardiola refuzoi largimin e Muller drejt Manchester United, golashenuesi me i mire i Gjermanise ne Brazil duket se do ta nise sezonin e ri nga stoli i rezervave.