Kanceri i Gjirit – Si të përballeni me të dhe cilat pyetje duhet t’i bëni mjekut?

 

Të kesh informacionin e duhur iu ndihmon të merrni trajtimin e duhur ndaj kancerit të gjirit.

Diagnostikimi i kancerit metastatik të gjirit është i frikshëm. Si të përballeni me këtë? Fillo duke i bërë pyetjet e duhura mjekut…

Keni patur kancer më parë dhe tani, disa muaj apo vite më vonë ju është kthyer? Akoma më keq, është shpërndarë në vende të tjera në trup duke ju lënë të diagnostikuar me kancer metastatik të gjirit.

Sipas Metastatic Breast Canser Netwrok (MBCN), ashtu si ti, më shumë se 155,000.00 njerëz, shumica e tyre gra jetojnë me kancer metastatik të gjirit. Rreth 20% deri 30% të kancereve të gjirit bëhen metastatike; rreth 10% të rasteve kanceri është metastatik kur diagnostikohet për herën e parë, raporton MBCN.

Çfarë duhet të bëni tani? Si të përballeni?

Hapi i parë është të informoheni sa më shumë. Sa më shumë të dini rreth sëmundjes dhe trajtimeve aq më në kontroll do të ndiheni. Nëse jeni diagnostikuar me kancer metastatik të gjirit, ja cilat janë pyetjet që duhet t’i bëni mjekut.

1. Çfarë lloji të kancerit të gjirit kam?

Opsionet e trajtimit do të bazohen në llojin e kancerit që keni.

“Kanceri i gjirit nuk është një sëmundje por së paku katër lloje entitetesh me prognoza dhe trajtime shumë të ndryshme,” thotë Dr. Montero. Kështu që zakonisht linja e parë e trajtimit është terapia anti-estrogjen.

“Zakonisht më mirë është që të shtyhet hemoterapia për shkak se kualiteti i jetës është i rëndësishëm me kancer metastatik të gjirit dhe terapitë anti-estrogjen janë në përgjithësi shumë më pak toksike dhe më efektive se sa hemo,” thotë Dr. Mentero.

Hormone Receptor Negative/kancer i gjirit HER-2 pozitiv: rreth 20% të rasteve të kancerit të gjirit janë të këtij lloji, që konsiderohej njëri nga llojet e kancerit më të vështira për t’u trajtuar, thotë Dr. Montero.

“Tani, duke ju falënderuar trajtimeve anti-HER-2, ky nën-tip i kancerit të gjirit ka prognozën më të mirë apo të dytën më mirën,” thotë ai.

Tre antitrupa anti-HER-2 trajtues të aprovuar nga FDA (Food and Drug Administration), trajtojnë këtë lloj kanceri të gjirit. Mjekët zakonisht rekomandojnë kombinimin e këtyre antitrupave me hemoterapi; pastaj ndalimin e hemoterapisë dhe vazhdimin me antitrupa.

Hormone Receptor pozitive/kancer i gjirit HER-2 pozitiv (gjithashtu i njohur si kancer i gjirit “trefish pozitiv”): Ky lloj kanceri, që gjendet në 5%-10% të rasteve të kanceri të gjirit, konsiderohet si tipi “më i mirë” i kancerit për shkak se i përgjigjet shumë mirë si terapisë anti-estrogjen ashtu edhe ilaçeve anti-HER-2.

“Qëllimi është të qëndrojmë larg hemoterapisë sa më gjatë që mundemi dhe të provojmë këto kombinimet anti-estrogjen dhe anti-HER-2 më pak toksike, duke e ruajtur hemoterapinë për më vonë,” thotë Dr. Monero.

HER-2 negativ/kancer i gjirit hormone receptor negative (gjithashtu i njohur si kanceri i gjirit “trefish negativ”: Është nën-tipi i kancerit të gjirit më agresiv që gjendet në rreth 20% të rasteve.

“Hemoterapia është zgjedhja e vetme pasi ilaçet anti-estrogjen dhe anti-HER-2 janë jo efektive,” thotë Dr. Montero.

Nëse keni këtë lloj kanceri, pyet që në fillim për provat klinike thotë Dr. Montero, pasi ilaçe të reja janë duke u testuar për kancerin e gjirit “trefish negativ”.

“BRCA mutacionet janë të zakonshme në këtë nën-tip të kancerit të gjirit,” thotë Dr. Montero. “Ilaçet e ashtuquajtura ‘parp inhibitors’ janë shumë më efektiv se sa hemoterapia në trajtimin e kancerit të gjirit trefish-negativ me mutacionet BRCA.”

2. A duhet të bëj edhe një biopsi?

Nëse të është rishfaqur kanceri i gjirit, sëmundja e re mund të jetë nën-tip tjetër se sa kanceri i parë, thotë Elias Obeid, MD, PhD, onkologjist që specializon në kancer të gjirit pranë Fox Chase Cancer Center në Philadelphia.

“Është me rëndësi të konformoni tipin e kancerit që keni pasi kjo përcakton se si e trajtojmë atë,” thotë Dr. Obeid.

Kështu pra mjeku juaj do ju rekomandoj të bëni biopsi edhe nëse e keni bërë një të tillë në fillim kur jeni diagnostikuar për herë të parë. Në raste të rralla mjeku juaj nuk do ju rekomandojë biopsi, ndoshta për shkak se nuk ka vend që në mënyrë të sigurtë të bëhet biopsia apo ndoshta për shkak se jeni shumë të brishtë për trajtim.

3. A duhet të bëj testim gjenetik?

Të testohesh që të shohësh nëse bart mutacion BRCA mund të ndihmoj jo vetëm ty por edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Dr. Montero rekomandon testim gjenetik për ato gra me histori familjare të kancerit të gjirit apo vezoreve, pacientet nën moshën 50 vjeçare dhe ato që janë diagnostikuar me kancer të gjirit trefish-negativ.

4. A duhet të marr medikamente të forta ndaj dhimbjeve?

Përgjigja varet nga simptomat tuaja, thotë Deanna J. Attai, MD, profesor klinik asistues i Operacioneve pranë David Geffen Schold of Medicine, University of California Los Angeles dhe president i shoqatës Amerikane të Kirurgëve të Gjirit.

“Pacientët me kancer gjiri metastatik mund të mos kenë dhimbje, varësisht nga lokacioni i sëmundjes metastatike,” thotë ajo. “Nëse dhembja shkaktohet nga metastaza e eshtrave, terapia me rrezatim mundet ta kontrollojë (ndonjëherë) në mënyrë efektive.”

Ju dhe mjeku juaj duhet të punoni së bashku që të zhvilloni një plan trajtues që t’iu mbaj ju sa më rehat të jetë e mundur. Në disa raste kjo do të thotë të referohesh tek specialisti i dhimbjeve.

5. A ka prova klinike që mund t’i bashkangjitem?

Nëse merakosesh se nuk do të marrësh trajtim duke ju bashkangjitur provave klinike, rrini të qetë. Të gjithë pacientët që marrin pjesë në prova klinike marrin edhe trajtimin më të mirë ekzistues të kohës.

“Kjo do të thotë se nëse provat kanë të bëjnë me një ilaç të ri, ju ose do të merrni kujdesin standard plus ilaçin e ri, ose kujdesin standard plus placebo,” thotë Dr. Obeid. “Në disa prova, të gjithë marrin ilaçin e ri.”

6. A do të thotë se mjeku i ka ngritur duart nga unë nëse jam në kujdes lehtësues?

Kujdesi lehtësues ka për qëllim të kontrolloj dhembjen dhe simptomat e tjera dhe mund të përfshijë edhe rrezatimin për dhembjen e metastazës së ashtit, kujdes përkrahës në të ushqyer dhe masa të tjera.

Kujdesi lehtësues është në dispozicion të të gjithë pacientëve me kancer të gjirit përgjatë gjithë vazhdimësisë së kujdesit që nga fazat e hershme deri tek ato të avancuara të kancerit.

7. A ka trajtime integruese që mund t’i provoj si shtesë ndaj terapive mjekësore standarde?

Trajtimi i kancerit mund të ndikojë në trupin tuaj duke ju shkaktuar përveç tjera simptomave edhe stres dhe depresion.

Terapitë holistike apo integruese mund t’iu ndihmojnë të menaxhoni simptomat dhe efektet anësore të trajtimit, thotë Heidi S. Puc, MD, një ekspert pranë Stram Center for Integrative Medicine në Albany, N.Y.

Ajo rekomandon terapi mendje-trup për zvogëlim stresi, si meditim, imagjinim të udhëzuar, yoga, masazh, akupunkture dhe terapi me muzik dhe art.

Trajtimet integruese mund të jenë të dobishme për simptoma specifike, thotë Dr. Puc. Për shembull, akupunktura, akupresioni dhe ushtrimet mund të lirojnë nxehtësi, të shkaktuara nga hemoterapia apo menopauza e nxitur me anë të kirurgjisë. Akupunktura, xhenxhefili dhe menta (pepermint) mund të ndihmojnë ndaj vjelljeve apo përzierjeve të shkaktuara nga hemo. Kurse akupunktura, ushtrimet dhe masazhi mund të rekomandohen për limfedem.

Mbaj mend se terapitë integruese duhet të përdoren si shtesë dhe jo si zëvendësim për trajtimet mjekësore standarde. Ju gjithashtu duhet të jeni i sigurt se onkologu juaj është në dijeni për masat integruese që provoni.

8. Si përshtaten planet e trajtimit tuaj me planet e mia?

Trajtimet e kancerit metastatik të gjirit eventualisht mund të mos jetë efektiv kështu që ju dhe mjeku juaj duhet të diskutoni se çfarë të bëni nëse kjo ndodh.

“Nëse të pasurit e një kualiteti të mirë të jetës është me rëndësi primare për ty, kurse mjeku i juaj është më shumë i përqendruar në kuantitetin (sasinë) e jetës e më pak i shqetësuar rreth efekteve anësore të trajtimit, kjo duhet të rregullohet mes jush,” thotë Dr. Montero.

Gjithashtu bisedo me mjekun rreth jetës tuaj dhe planeve personale.

“Më pëlqen të punoj me pacientë që të sigurohem se trajtimet nuk dalin në udhë me eventet familjare, udhëtimet dhe pushimet,” thotë Dr. Montero. “Nuk ka arsye që mos ta shtysh trajtimin për një javë apo dy për shkak të ëndrrës tuaj që të vizitosh Parisin.”

9. Çfarë pyetjesh të tjera nuk kam bërë dhe mendoni se është me rëndësi për mua që ti di në këtë pikë?

Këto pyetje janë mirë që t’i bësh në fund të vizitës pasi ndoshta keni harruar që të kërkoni informacionet që iu duhen.

“Kjo është një kohë shumë emocionale dhe me shumë stres për ty si pacient,” thot Dr. Montero. “Nuk pritet që t’iu kujtohet që të pyesni për gjithçka.”

Burimi: sherohu.com