Kanny Kate qe la shkollen 15 vjece, u be nene 17 vjece dhe milionere 23 vjece

Lidhur me artikullin:

07_26231608_0edd4d_2579251a

Kanny Kate eshte shnderruar nga nje adoleshente e pa pune ne nje mbretereshe me diamante ne vlere prej 250 mije sterlinash. Idete e saj te biznesit e kane bere kete vajze, qe eshte nene e 3 femijeve, nje milionere qe ne moshe te re.

Momenti i fillimit te nje jete te re per 18 vjeçaren, asokohe nene, ishte kur njehere ishte ndalur elektriciteti ne shtepine e saj dhe kjo kishte vendosur te ndryshonte plotesisht jeten e saj.

Ajo e kishte filluar kete duke kerkuar per pune, dhe kishte gjetur nje vend te punes si nje sekretare ne nje kompani te Liverpool dhe pastaj kishte perfunduar duke e udhehequr ate.

Kate me pas kishte investuar te ardhurat e saj ne prona, lokale te ndryshme, sallone bukurie, dyqane etj., dhe tani ben nje jete shume luksoze.

Ajo e rikujton kohen kur prinderit e saj nuk kishin para per ti blere kesaj gjerat qe i deshironte dhe kjo duhej te punonte ne nje kamion ku shiteshin hamburger per te fituar para, dhe ishte vetem 14 vjeçe.

Ajo shtatzene kishte mbetur aksidentalisht, dhe kishte qene nje periudhe shume e veshtire per te. Edhe pse kishte qene shume e re, familja e saj e kishin mbeshtetur ate.

Pas lindjes se femijes me pare ajo ishte ndare me te dashurin e saj. Me pas kishte filluar punen si sekretare ne nje dyqan, pastaj ishte bere arketare, dhe kur kishte mbushur 23 vite jete, ajo e drejtonte vete dyqanin.

Ajo tregon se sa veshtire kishte qene per te pasi qe edhe i duhej te punonte nje pune me orar te plote dhe te perfundonte shkollen gjate nates. Edhe shefi i saj e kishte mbeshtetur ate dhe ajo me parate qe i fitonte i kursente derisa kishte filluar te bleje prona te ndryshme, sallone bukurie etj.

Vetem 3 vite me vone ajo ishte duke e jetuar nje jete shume luksoze dhe ekstravagante, ajo udhetonte ne tere boten. Ajo kishte shkuar ne Dubai 7 here dhe kishte qendruar ne hotelin Atlantis, gjithashtu kishte qene edhe ne Malvide, Tajlande, Mauritius etj.

Ajo kishte filluar te shpenzonte rreth 25,000 sterlina vetem ne rroba dhe bente festa te ndryshme qe kushtonin shume, mirepo ajo nuk pendohet aspak.

Sidoqofte, ajo i ka 10 keshilla per te gjithe ata qe duan te behen sipermarres:

– Gjithmone besoni ne vetvete

– Mos u frikesoni te beni gabime

– Menaxhimi i kohes eshte çelesi i çdo biznesi te suksesshem

– Mesojeni çdo aspekt te biznesit tuaj

– Kur ta dini se çfare deshironi, filloni te shkoni neper kurse te ndryshme

– Provoni te shpenzoni sa me pak kur te filloni biznesin tuaj

– Duajeni punen qe e beni

– Dhe mos e harroni se askush nuk eshte me i mire se ju