Kaos te Lazio. Bielsa ka firmosur por nuk paraqitet ne stervitje

Lidhur me artikullin:

Eshte e pabesueshme ajo qe po ndodh gjate ketyre oreve te Lazio. Marcelo Bielsa, pavaresisht nenshkrimit te kontrates dhe zyrtarizimit nga ana e klubit, nuk do te jete trajneri i ri. Ish-trajneri i Marseille ka informuar klubin se nuk do te zbarkoje ne Rome ne oret e ardhshme, edhe pse bardhekaltrit kishin prenotuar biletat. Ka qene gjithçka gati per prezantimin e trajnerit te ri, i cili ka vendosur te mos shkoje me te Lazio dhe Lotito, presidenti i klubit italian, eshte gati ta çoje çeshtjen ne gjyq. Per momentin drejtimin e skuadres e ka marre Simone Inzaghi, i cili ka qene trajneri i lacialeve ne javet e fundit te sezonit te kaluar, kur ka marre vendin e Stefano Pioli-t.

Lajmi eshte bere i ditur nga “Sky Sport 24” dhe eshte me te vertete befasues, por ndoshta jo dhe aq, duke pare se kemi te bejme me nje trajner, i cili ka pseudonimin “El Loco” (i Çmenduri) dhe qe ne te njejten menyre ka befasuar drejtuesit e Marseille sezonin e kaluar kur ka lajmeruar largimin e tij nga skuadra ne perfundim te ndeshjes se pare te kampionatit francez te humbur nga ekipi i tij. Nje veprim ky qe ka shkaktuar irritimin e drejtuesve franceze, vendin e te cileve tani e kane marre drejtuesit italiane te Lazio-s.