Kapen 600 kilograme marijuane ne Durres. 2 ne pranga

Lidhur me artikullin:

Parandalohet ne moment te fundit skenari per te trafikuar ne Itali rreth 600 kg marijuane te fshehura ne mes te nje mauneje te ngarkuar me dru zjarri. Sasia e konsiderueshme e lendes narkotike eshte zbuluar ne Portin e Durresit. Gjithçka ishte menduar mjaft mire, madje paketimi i kanabisit ishte bere aq me kujdes sa ne çdo qese kishte nje leter bixhozi. Kjo dyshohet se sherben si kod komunikimi per trafikantet e lendes narkotike.

Dy persona nga Tirana, shoferi dhe pronari i trajlerit u arrestuan menjehere sapo Specialistet e Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin ne Durres ne bashkepunim me Specialistet e Seksionit per Narkotiket ne Drejtorine e Policise se Qarkut Durres zbuluan marijuanen e ndare ne pako ne mes te drunjve. Lenda narkotike me peshe rreth 600 kg u zbulua gjate kontrollit te kryer ne “vijen e dyte”.

Te arrestuarit jane Ervin Pellumbi, 36 vjeç, shofer i maunes me targe TR 8201 R dhe Albert Doku, 51 vjeç, pronar i trajlerit, te cilet u prangosen ne flagrance. Lenda narkotike e llojit kanabis sativa ishte fshehur brenda paletave me dru, qe po importohej per dru zjarri. Kanabisi ishte ngarkuar ne Bushat te Shkodres me synim dergimin ne Milano, Itali. Ne total ne trajler ndodheshin 32 paleta ku ne 10 prej tyre kishte me brendesi lende narkotike.

Te arrestuarit:

Ervin Pellumbi, 36 vjeç, banues ne Laprake. Drejtues i trajnerit

Albert Doku, 51 vjeç, banues ne Tirane. Pronar i mjetit

droga1 droga2 droga3 droga4 droga5

 

/shqiptarja.com