Kapiteni Lahm ‘tallet’ me Thomas Muller. “Kam shenuar me shume se ai”

Lidhur me artikullin:

Kapiteni i Bayern, Philipp Lahm, eshte tallur me shokun e tij te skuadres, Thomas Muller, per faktin se ky i fundit ende nuk e ka gjetur golin ne kampionatin gjerman. Shakaja lind lehte, sepse ai eshte mesfushor ofensiv ose sulmues i dyte dhe duhet te kishte shenuar disa gola. Vjet Müller shenoi 20 here ne 31 ndeshje te Bundesliges, por sivjet ne tete ndeshje nuk eshte takuar me rrjeten, ndonese ne Superkupen e Gjermanise dhe ne Champions League po. Pavaresisht shifrave, Lahm, edhe pse ben shaka me lojtarin me autentik bavarez, nuk sheh asnje arsye per t’u shqetesuar.

“Kam shenuar nje gol me shume se ai pas dhjete ndeshjesh. Sigurisht qe e kam tallur disa here”, – tha Lahm se fundmi ne “Sky“. “Por me cilesite qe Thomas ka, eshte thjesht çeshtje kohe para se ai te nise te shenoje”, – shtoi 33-vjeçari.

Kete jave Lahm surprizoi te gjithe duke thene se mund ta mbylle karrieren para fundit te kontrates aktuale dhe duket se e ka seriozisht.

“Gjithnje duhet te pyesesh veten nese je ne gjendje te luash ne nivelin me te larte. Dhe nuk po flas per vite apo muaj, por per jave. E pranoj, sidoqofte, se aktualisht po e shijoj veten”, – perfundoi mbrojtesi i djathte.